Shumë gra preferojnë që të lindin foshnjen e tyre në mënyrë natyrale. Por vitet e fundit, lindja përmes operacionit cezarian është praktikuar shumë.
Stafi i mjekëve që përkujdesen për një lindje duhet ta kenë parasysh se duhet asistuar në cdo moment të ndonje komplikimi të mundshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Por duhet patur parasysh se asnjë nga lindjet nuk janë njësoj, dhe secila grua do të përjetojë lindje të ndryshme nga njëra-tjetra.
Lindjet përmes prerjes cezariane zakonisht kërkojnë një asistim të shtuar nga stafi mjekësor.
Por jo gjithmonë ka nevojë për këtë ndihmë. Në disa raste, foshnja, edhe pse përmes lindjes cezariane, mund të dalë nga e çara vetëm dhe pa presion të jashtëm.
Një rast i njejtë mund të shihet në videon e mëposhtme. Në këtë video shihet se foshnja është e gatshme të dali edhe vetë.
E dalë edhe nga qeska amniotike, ajo duket se po vështron botën përreth saj duke u mundur të kuptojë ambientin që po e rrethon.
Në të vërtetë, foshnjet në këtë moshë nuk arrijnë të shohin. Prej 6 deri në 8 javë, foshnjet arrijnë të dallojnë vetëm forma dhe hije.
*Kujdes, pamjet mund te jenë te ndjeshme per disa
View this post on Instagram