Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një test i ri eksperimental gjaku, mund të parashikojë komplikimet e rënda të shtatzënisë

Jetë 08/01/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test gjaku një ditor, mund të jetë në gjendje të parashikojë nëse dikush që është shtatzënë do të zhvillojë një çrregullim serioz të presionit të gjakut – disa muaj përpara se të shfaqen simptomat.

Preeklampsia ndodh në rreth 1 nga 20 shtatzëni, zakonisht në tremujorin e tretë, dhe mund të shkaktojë dëmtim të organeve, goditje në tru dhe lindje të parakohshme. Çrregullimet e presionit të lartë të gjakut të lidhura me shtatzëninë janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së nënave në mbarë botën, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Testi i ri eksperimental përfshin zbulimin dhe analizimin e mesazheve kimike – një formë e ARN-së nga nëna, foshnja dhe placenta. Kjo do t’i lejonte mjekët të dallonin indikacionet e preeklampsisë që në javën e 16-18 të shtatzënisë, përpara shfaqjes së simptomave të tilla si presioni i lartë i gjakut, ënjtja dhe proteinat në urinë.

Hulumtimi i botuar të mërkurën në revistën ‘Nature’ zbuloi se testi i zhvilluar nga kompania me bazë në San Francisko, Mirvie, mund të identifikojë saktë 75% të grave që vazhdojnë të zhvillojnë preeklampsi.

“Shpesh është në tremujorin e parë që shumë nga fillimet e gjendjes ndodhin biologjikisht,” megjithëse simptomat shfaqen vonë në shtatzëni, tha Maneesh Jain, udhëheqës i kompanisë Mirvie. Zbulimi i preeklampsisë pas shfaqjes së simptomave “ju lë shumë pak kohë për të adresuar sfidën. Dhe është kryesisht menaxhimi i krizës.”

Diagnostifikimi i preeklampsisë, tani përfshin testimin e urinës për proteina, matjen e presionit të gjakut dhe kryerjen e testeve të tjera nëse dyshohet. Trajtimi mund të përfshijë pushim në shtrat, mjekim, monitorim në spital ose nxitje të lindjes afër fundit të shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSasinë e antitrupave pas vaksinimit mund ta zbuloni me test në laboratorin Biohit
Artikulli i rradhës Gratë e vaksinuara kalojnë antitrupat kundër COVID në foshnjat që ushqejnë me gji

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.