Mbipesha para dhe gjatë shtatzënisë është një situatë mjaft e zakonshme te gratë, mirëpo e cila në disa raste mund të sjell efekte anësore.
Fillimisht, gratë të cilat janë në mbipeshë mund të kenë problem të konceptohen shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.
Mes 38-88 përqind të grave me sindromë policistike të vezoreve (PCOS) kanë mbipeshë.PCOS është një nga shkaqet më të zakonshme të infertilitetit.
Përvec kësaj, mbipesha shoqërohet me crregullime riprodhuese si anovulim (mungesa e ovulimit), crregullime menstruale dhe vështirësi me riprodhimin.
Sapo të ngeleni shtatzënë, ekzistojnë disa komplikime duke përfshirë rrezikun si:
-Abort spontan;
-Diabet gestacional;
-Apnea e gjumit;
-Preeklampsia;
-Makrosomia;
-Lindja e parakohshme;
-Infeksion i qeses amniotike
Secila prej këtyre cështjeve ka rreziqet e tyre që lidhen me to.Kjo mund të nënkuptojë që ju duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj për të monitoruar më afër gjendjen tuaj shëndetësore. /Gazeta Shneta/