Një burrë ra pa ndjenja ndërkohë që po mbështeste të dashurën e tij gjatë lindjes.
Ben, 29-vjeç, po qëndronte pranë gruas së tij Amy, 23-vjeçe, e cila po përgatitej të lindte, transmeton Gazeta Shneta.
Por vuajtja e partneres së tij në ato momente, e bëri atë që të mos përballonte dot situatën, duke u alivanosur në dysheme.
Amy tha se Ben kishte qenë shumë i emocionuar gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së saj: “Ai është shumë i ndjeshëm dhe mua më pëlqen kjo gjë”.