Gjumi dhe fertiliteti.A keni menduar ndonjëherë se këto kanë një lidhshmëri mes vete?
Gjumi luan një rol të rëndësishëm jetësor në jetën tonë, duke ndikuar në cilësinë e jetës, shëndetin e përgjithshëm, por gjithashtu edhe në fertilitetin tuaj shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU
Një gjumë i mirë gjatë natës ndihmon në freskimin e trurit dhe rregullon hormonet e rëndësishme nw trupin tuaj, duke përfshirë këtu edhe hormonet e lidhura me fertilitetin.
Fatkeqësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se një e treta e amerikanëve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm.
Si të burrat, ashtu edhe tek gratë, e njejta pjesë e trurit që rregullon hormonet e gjumit dhe zgjimit, si melatonina dhe kortizoli, gjithashtu shkakton një lirim të hormoneve riprodhuese.
Hormonet që nxisin ovulimin tek gratë dhe procesin e maturimit të spermës tek meshkujt mund të lidhen me modelet e gjumit-zgjimit të trupit.
Mirëpo, a mund të nënkuptojë se lidhja hormonale dhe cilësia e gjumit mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj? – Studimi i botuar në vitin 2015 deklaroi se nuk ka të dhëna që tregojnë sesi gjumi ndikon në fertilitet.
Çfarë tjetër lidh gjumin me fertilitetin?
Mungesa afatgjatë e gjumit mund të çrregullojë ekuilibrin tuaj hormonal. Hulumtimet sugjerojnë se mund të ndikojë gjithashtu në fertilitetin tuaj në mënyra indirekte, duke përfshirë humorin tuaj, rritjen e rrezikut të sëmundjeve që ndikojnë në fertilitetin tuaj, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe obezitetin./Gazeta Shneta/