Pajisja që do t’ju ndihmoj femrave për menstruacione

2017-03-21 në ora 14:22

Sigurisht keni pasur raste të shumta kur keni pasur gjakderdhje dhe jeni detyruar të fshiheni në banjë për të ndërruar pecetat, e ndoshta shumë herë ju ka ndodhur edhe në publik, transmeton Gazeta Shneta.

Menstruacionet tek femrat janë një ndër problemet që duhen përballur çdo muaj, me dhimbje e shpeshherë me metoda të ndryshme për t’u kujdesur për të mos u ndotur.

Por për fat të mirë, teknologjia po avancohet çdo herë e më tepër.

MyFlow, është makina e fundit që është shpikur dhe që ndihmon femrat të bëjnë një zgjidhje, kryesisht kur ato janë në publik dhe fitojnë menstruacionet pa e ditur.

Me këtë makinë, femrat mund të veshin lirshëm edhe pantallona të bardha dhe të largojnë frikën që mund të ndoten.

Kjo pajisje e vogël është me Bluetooth, vihet si një tampon, dhe përmes një aplikacioni që do ta merrni në telefon, ju do ta kuptoni kur duhet ta ndërroni pecetën, kur do të fitoni menstruacionet dhe kur do të përfundojnë ato.

MyFlow, pritet të dalë në shitje në këtë vit, pasi javën e kaluar është testuar për herë të parë dhe është pritur shumë mirë.

Shpikësja e saj është Amanda Field një 29 vjeçare, me kampus në Kinë.

MyFlow, nuk do të ndikojë aspak në shëndetin e një femre apo në organet e saj, ky produkt ka potencial për të hapur shtigje të reja në shëndetin e një femre. /Gazeta Shneta/