Mbajtja e higjienës personale në pjesën intime ka një rëndësi të posaçme, për shkak se parandalon djegiet dhe kruajtjet, të cilat mund të jenë edhe faktorë të infeksionit vaginal.
Gjithsesi, ekziston një listë këshillash të cilave duhet t’u përmbahet çdo femër, të cilat do t’i shihni më poshtë.
-Mbani sa më thatë zonën vaginale, pasi lagështia përkeqëson kruajtjet
-Pastrojeni vaginën nga para-pas
-Përdorni të brendshme pambuku dhe ndërrojini dy herë në ditë
-Nëse mundeni flini pa të brendshme, deri kur të shpëtoni nga kruajtjet
-Shmangni dushin me shkumë apo shampo vaginale
-Përdorni sapunë me pehash neutralë, në mënyrë që të mos acaroni vaginën
-Shmangni kruajtjet
-Bëni dush pas çdo aktiviteti fizik
-Forconi sistemin imunitar me ushqime të pasura me vitaminë C
Megjithatë, nëse këto këshilla nuk japin rezultat, kjo nënkupton që problemi është serioz, andaj do të bënit mirë që të vizitonit gjinekologun./noa.al/