Çifti Kansas Ian dhe Brittani McIntire zbuluan se prisnin binjakë në një skanim me ultrazë – vetëm se u tha që njëri prej tyre nuk ka gjasa që të lind.
Brittan McIntire po mbante një djalë dhe një vajzë, por iu tha se djali kishte një vrimë në zemrën e tij dhe trurin anormal, transmeton Gazeta Shneta.
“Ai peshon vetëm nëntë gramë dhe motra e tij është mbi 90 gramë,” tha nëna shtatzënë për Pix 11.
Shansi i tij i vetëm i mbijetesës do të ishte operacioni i zemrës por ata nuk do të bënin kirurgji në zemër për shkak se do mund t’ia dëmtonin trurin.
Megjithatë, një pamje të cilën e siguroi sonogrami, tregonte motrën duke i mbajtur dorën vëllaut të tij, i cili tashmë po vdiste./Gazeta Shneta/