Një grua 25-vjeçare e cila e konsumonte duhan gjatë shtatzënisë së saj të parë ka folur për fajin e saj, pasi mësoi për rreziqet e saj të zakonshme për vajzën e saj të palindur.
Nëna nga Zelanda e Re, Dayna Allen, që ka pirë të paktën 10 cigare në ditë për 10 vjet, ka mbetur shtatzënë me vajzën e saj Kayla në moshën 19 vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Por vetëm disa orë pas lindjes së saj, vajza e vogël ishte e lidhur me një ventilator për sistemi të saj të frymëmarrjes pasi ajo përjetonte vështirësi kur merrte frymë.
Ishte e tmerrshme. U ndjeva mjaft fajtore.”, tha zonja Allen për NZ Stuff.
Por, pavarësisht nga ndërprerja e konsumimit të cigareve, ajo pa dëmtimin e shkaktuar në placentën e saj pasi ishte ‘mbuluar me pika të vogla të zeza’.
Pavarësisht nga gjendja e fëmijës së saj, zonja Allen tha se tani ndihet me fat që vajza e saj ka shëndet optimal.
Nëna e re – e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë – nuk ka konsumuar duhan që prej momentit që është konceptuar.
Përmes këtij rrëfimi, kjo nënë po tentoj të rritë ndërgjegjësimin tek nënat e tjera, duke thënë se më primar është shëndeti i fëmijës se sa nevojat, siç i quante ajo “lukzose”./Gazeta Shneta/