Shumë lumturi e përcjellë lindjen e një foshnjeje në një familje. Prindërit, gjyshërit, shokët e të afërmit janë të gjithë në pritje të ardhjes në jetë të një anëtari të ri të vogël në familje. Sidoqoftë, diçka që duhet t’i ipet shumë rëndësi po ashtu janë edhe parapregatitjet e para rreth kujdesit për mirëmbajtjen e shëndetit të foshnjes së sapolindur.
Fëmijët janë qenie të vogla njerëzore dhe trupat e tyre të vegjël kryejnë shumë nga funksionet dhe proceset e njëjta që bëjnë trupat e rritur, e një nga ato më të rëndësishmet pa dyshim se janë proceset e urinimit dhe jashtëqitjes.
Meqenëse për foshnjat e porsalindura është ende herët që të fillojnë stërvitjejet për të urinuar në atë koshin e vockël për urinim, atëherë është e domosdoshme që prindërit të marrin masa parandaluese për të siguruar që bebi i tyre është gjithmonë i pastër dhe gjërat janë nën kontroll. Ndërsa disa prindër përdorin pelena për këtë qëllim, të tjerët preferojnë të përdorin pampersa për një përdorim. Por cili opsion është më i mirë dhe pse? Ja ta zbulojmë së bashku pra…
-
Kujdesi ndaj lëkurës

Të ashtuquajtuar “infeksionet e kërpudhave” formohen si shkak i lagështisë që e prek lëkurën e foshnjes. Pelenat nuk kanë aftësi absorbimi dhe rrjedhimisht lëkura do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me lagështinë e cila pastaj krijon irritimin. Kurse pampersat përmbajnë një gjel hidratues që ndihmon neutralizimin e lagështisë po ashtu edhe atë të lëkurës së bëbeve, shkruan GazetaShneta. Kjo ju lejon foshnjeve që të kenë një nivel të kënaqshëm thatësie në lëkurën e tyre, rrjedhimisht parandalojnë krijimin e infeksioneve. Nësë preferoni të përdorni pelenat, atëherë sigurohuni që ato t’i ndërroni sa më shpesh.
-
Gjum i rehatshëm

Siç thamë më lartë, pampersat krijojnë rehati tek bebet pasi që thithin lagështinë menjëherë pas urinimit, kështu që foshnjet do të ndjehen më rehat. Kjo lidhet edhe me rehatinë gjatë gjumit pasi që lagështia nuk do të ndikojë që foshnja juaj të zgjohet për shkak se pelena i shkakton irritim dhe nuk mund ta durojë.
Është provuar shkencërisht se mungesa e gjumit të duhur mund të çojë në uljen e të nxënit si dhe në implikimet afatgjata negative në sjelljen e foshnjave. Prandaj është e rëndësishme të përdorni pelena për një përdorim dhe me cilësi të mirë. Kështu do të mbani fëmijën tuaj jo vetëm të rehatshëm, por edhe për të siguruar që ai/ajo të fle gjumë të pandërprerë dhe të zhvillohet siç duhet.
-
Teknologjia

Këshilla e tretë edhe pse pak e papritur, luan rol të veçantë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe rehatisë së bebit por edhe tuajën si prindër. Përderisa pelenat nuk thihin lageshtinë ato nuk ju sigurojnë që lagështia të depërotjë jashtë edhe në rrobat e foshnjes. Pampersat janë më të lehtë për mirëmbajtje pasi që kufizojnë depërtimin e nevojave të bebit tuaj që të mos dalin në sipërfaqe, dhe kufizojnë edhe përhapjen e kundërmimit.
Pra, lehtësia gjatë përdorimit, rehatia, shmangia e problemeve të higjienës, parandalimi i problemeve të lëkurës etj. janë arsye të mjaftueshme për çdo prind që të zgjedhë përdorimin e pelenave të përshtatshme një përdorimëshe, ose pampersat. Kushtoni rëndësi të veçantë përdorimit të mbathjeve sepse kështu i vogli juaj do të jetë më i lumtur se kurrë!/GazetaShneta/


