Konsumimi i acidit folik para dhe pas mbetjes shtatzënë ndihmon foshnjat të lindin me peshë më të madhe.
Ndikimi i acidit folik në zhvillimin normal të frytit dhe parandalimin e problemeve të ndryshme shëndetësore është i njohur për tashmë një kohë, por studiuesit kanë vërtetuar se kjo vitaminë ndihmon edhe në masën e të porsalindurve.
Pasi kanë analizuar mbi gjashtë mijë shtatzëna të cilat kanë konsumuar acid folik në masën 400 deri 500 mikrogramë në ditë, shkencëtarët kanë parë efekte pozitive në peshën e foshnjave të tyre.
Të porsalindurit nga nënat që kanë konsumuar acid folik kanë peshuar 60 gramë më shumë se ata, nënat e të cilëve nuk kanë marrë acid folik.
Për efekt më të mirë, shkencëtarët këshillojnë që acidi folik të merret që nga momenti kur ju planifikoni të mbeteni shtatzënë (para mbetjes shtatzënë).