Ulja galiç në tualet ua mundëson lëvizjen e zorrëve gjë që shkakton edhe të mira shëndetësore.
Kjo për shkak se ky pozicion mundëson eliminimin e mbeturinave më lehtë, më shpejtë dhe në mënyrë totale, transmeton Gazeta Shneta.
Për më tepër, procesi i kryerjes së nevojës në këtë pozicion do të shkaktojë më pak lodhje dhe rezultati do të jetë një zorrë e trashë e pastër, e cila siguron mjedis të shëndetshëm për nënën dhe foshnjën.
Ulja galiç poashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut dhe hemorroideve, të cilat i prekin deri në 50 për qind të grave shtatzëna, shkruan HealthyMe.
Megjithatë, përfitimi më i rëndësishëm nga ky pozicion në tualet, është shëndeti i pelvikut që do të mundësojë fleksibiletet gjatë lindjes.
Vërejtje: Keni kujdes çfarë mbathni gjatë uljes galiç për të mos rrëshqitur. /Gazeta Shneta/