Xhenxhefili është padyshim një nga erëzat më të fuqishme kuruese dhe shumë studime kanë konkluduar se përdorimi i kësaj rrënje në çfarëdo lloj forme vjen me jo pak përfitime për organizmin.
Shumë mjekë dhe dietologë e rekomandojmë xhenxhefilin, por ajo që nuk dini është se disa njerëzve u është ndaluar të konsumojnë një ushqim të tillë.
Gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes kur vjen puna tek përfshirja e xhinxherit në regjimin ushqimor sidomos gjatë tremujorit të parë.
Xhinxheri pëmban stimulues të fuqishëm natyralë dhe kjo mund të shkaktojë tkurrje të parakohshme.
Ndonëse kjo erëz mund të qetësojë ndjesinë e marramendjes dhe të vjellave, shumë ekspertë e lidhin përdorimin e xhinxherit (në doza të mëdha) me rrezikun e abortit spontan
Konsumimi i tepërt i tij mund të jetë i dëmshëm për fëmijën, sidomos në proçesin e formimit të organeve. Sigurisht që duhet të konsultohei më një mjek para se ta konsumoni gjatë shtatzanisë.
Mjekët rekomandojnë një dozë maksimale deri në 1500 miligramë, sepse më tepër mund të shoqërohet me efekte negative./LIVING/