Mendohet se dhimbja që një nënë përjeton gjersa lind foshnjen krahasohet me dhimbjen që do ndjenim nëse do na thyhshin të gjitha eshtërat e trupit në të njejtën kohë.
E tërë këtë dhimbje një shtatzënë duhet ta përballojë për të lindur një jetë të re, transmeton GazetaShneta.
Me zhvillimin e teknologjisë janë avancuar edhe teknika të shumta për ta lehtësuar këtë process të lindjes.
Ekzistojnë injektimet epidurale në shpinë të cilat mund të mpijnë pjesnë e poshtme të trupit në mënyrë që gruaja të mos ndjejë asgjë.
Por një metodë shumë më natyrale se injektimet dhe anestezioni parashihet të jetë lindja në ujë, shkruan Motherly.
Sipas kësaj metode nëna do ta ketë shumë më të lehtë lindjen dhe kohëzgjatja do të jetë shumë më e shkurtë se sa një lindje në shtratin e spitalit.
Nëse nëna vendos që të lindë në ujë të ngrohtë ajo do të përjetojë edhe një benefit shtesë të qarkullimit të shpejtë të gjakut. Ky ujë do e ndihmojë atë po ashtu që të pësojë tkurrje të qafës së mitrës e cila i eviton pastaj edhe çarjet e mundshme vaginale.
E përfitimi më i madh nga lindja në ujë lidhet posaçërisht me foshnjen sepse ajo nuk do të pësojë traumë aq të madhe. Pasi që foshnja zhvillohen të qëskën amniotike që është e mbushur me ujë, lindja në ujë pastaj do e I ngjasojë me ambientin brenda stomakut, që do ia mundësojë të përshtatet më shumë me ambientin e jashtëm.
Anët negative
Por si çdo gjë tjetër, edhe lindja në ujë ka anët e veta negative ose disavantazhet. Duhet patur shumë kujdes që një lindje e tillë të shmanget nëse nëna ka hypertension, lindje të parakohshme ose kur ajo nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu, lindja në ujë për disa nëna mund të jetë infektive e që mund shumë lehtë ta prekë edhe foshnjen.
Nëse ju vendosni të bëni një lindje të tillë sigurohuni që të keni afër vetes ekipin profesional. /GazetaShneta/