Tani që jeni shtatzënë, ndjenjat tuaja ndaj marrëdhënieve mund të mos jenë aq të drejtpërdrejta.
Për sa kohë që ndjeheni mirë për këtë dhe mjeku juaj nuk ju ka thënë ndryshe, është më mirë të bëni marrëdhënie gjatë gjithë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Është një mënyrë krejtësisht e sigurtë për të pasur marrëdhënie gjatë shtatzanisë
Ju mund të keni rezerva se mund ta dëmtojnë disi fëmijën tuaj. Por, mos u shqetësoni, ju nuk do ta lëndoni foshnjën në asnjë mënyrë ose të rrisni rrezikun për infeksion. Dhe të kesh një orgazmë nuk rrit shanset për një abort ose punë të parakohshme.
Marrëdhëniet gjatë shtatzanisë mund të ndjehen më të mira sesa marrëdhëniet si zakonisht
Hormonet mund të përmirësojnë më mirë lëvizjet tuaja seksuale. E gjithë kjo rrjedhje shtesë e gjakut në vulvën tuaj mund të rrisin ndjeshmërinë, kështu që ju mund të përjetoni ndjesi më të forta dhe orgazma.
Djegni kalori
Do të djegni rreth 50 kalori në vetëm gjysmë ore. Kjo nuk është e mjaftueshme për të zëvendësuar stërvitjet por është më mirë se asgjë.
Ul presionin e gjakut
Të keni një presion të gjakut stabil është gjithmonë një gjë e mirë. Por, është e rëndësishme kur keni një fëmijë në bark, pasi presioni i lartë i gjakut është i lidhur me preeklampsinë dhe komplikime të tjera gjashtë shtatzanisë.
Lehtëson dhimbjet dhe sikletin
Orgazma sinjalizon lëshimin e oksitocinës, një hormon i ndjeshëm që mund të rrisë tolerancën tuaj për dhimbje.
Përmirëson imunitetin tuaj
I njejti lëshim i oksitocinës mendohet se i jep forcë sistemit tuaj imunitar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ju pasi jeni më të ndjeshëm për të kapur gripe gjatë shtatzanisë./GazetaShneta/