Është një pyetje universale: si i mësoni fëmijët të sillen? Strategjitë e njohura dhe të përdorura gjerësisht përfshijnë përdorimin e shpërblimeve pozitive, blerjen e lodrave të preferuara deri tek reagimet negative që përfshijnë kufizimin e përdorimit të internetit ose dënime tjera.
Këto janë teknika të bazuara në idenë se sjellja mund të kontrollohet dhe modifikohet me sistemet e përforcimit të shpërblimeve dhe sanksioneve; mund të jenë mënyra të dobishme për të motivuar fëmijët ose për të moderuar sjelljen e tyre, transmeton GazetaShneta.
Por nëse këto mekanizma të jashtëm për të kushtëzuar sjelljen me të vërtetë ka pasur efekt, atëherë nuk do të kishim nevojë për burgje dhe nuk do të kishte një shkallë rikthimi në burg prej 50%. Këta mekanizma kanë dështuar edhe të zgjidhin çështjet e shëndetit mendor, të cilat shpesh janë burimi i problemeve të sjelljes.
Fëmijët gjithashtu në një moment mësohen me shpërblime ose dënime dhe këto mënyra pastaj humbasin efektivitetin e tyre.
Dëshmitë e qarta nga një studim i kryer nga “The European Journal of Social and Behavioural Sciences” ka dëshmuar se “stërvitja e emocioneve” në shkolla mund të zvogëlojë përjashtimet, të përmirësojë arritjet akademike dhe të përmirësojë shëndetin mendor të fëmijëve.
Një djalë dhjetëvjeçar i diagnostikuar me vështirësi në sjellje shpesh bërtiste dhe godiste tjerët. Mësueja pastaj në vend që ta injoronte ose ta largonte nga klasa, komunikoi me djalin duke përdorë metodën e “stërvitjes emocionale” në mënyrë që ta kuptonte se përse ai ndihej dhe veprone në atë mënyrë.
“Duket sikur je me të vërtetë i zemëruar. Unë mendoj se ndihesh i mllefosur duke pritur rendin tënd. Dua ta dish se të kuptoj plotësisht”, këto janë disa nga reagimet që mund të përmirësojnë situatën si dhe ta bëjnë nxënësin të ndihet i mbrojur.
Stërvitja e emocionit mund të përdoret për të gjitha moshat – nga foshnjat tek adoleshentët. Hulumtimi dëshmon se ata prindër të cilin përdorin stërvitjen e emocioneve kanë fëmijë që arrijnë më shumë në shkollë, kanë më shumë miq, përjetojnë më pak probleme në sjellje dhe janë më fleksibil në sjellje dhe reagime.
Është një mënyrë për t’ua dëshmuar fëmijëve se ata janë të mbështetur, të mbrojur, të kuptuar dhe të respektuar. Këta prinder e kanë po ashtu më të lehtë të komunikojnë më fëmijët edhe kur ata janë duke bërë sjellje të papranueshme; mund t’u thonë më lehtë se nuk mund ta marrin gjithmonë atë që duan dhe se duhet të kontrollojnë mënyrën se si i shprehin ndjenjat dhe dëshirat.
Në këtë mënyrë, një fëmijë mëson të bashkëndjejë, të lexojë emocionet dhe shenjat sociale të të tjerëve dhe të kontrollojë impulse e veta. Ata janë në gjendje të vetë-qetësohen dhe të kontrollojnë emocionet e veta, të mos kërkojnë gjithmonë lavdërime, të motivojnë vetveten dhe të përballojnë më mirë ngritjet dhe uljet e jetës – aftësi thelbësore që u duhen fëmijëve teksa rriten. /GazetaShneta/