Përse femra nuk e harron mashkullin e parë?

2017-04-24 në ora 20:58

Të gjithë e dimë atë shprehjen dashuria e parë nuk harrohet kurrë dhe kjo vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Por marrëdhënia e parë seksuale është më e vështirë për t’u harruar nga femrat sesa nga meshkujt.

Gjatë aktit seksual në trurin e femrës çlirohet një hormon, i cili quhet hoptioksitoinë. Ky hormon bën që kujtesën e femrës, të ruhen ndjesitë që ka ndjerë gjatë aktit dhe është shumë e vështirë për t’i harruar. Ky fakt është bërë i ditur nga një studim britanik, shkruan Lexo.al.

Ndërsa në trupin e mashkullit vetëm gjatë orgazmës çlirohet një hormon i quajtur oksitoinë, i cili ndihmon vetëm në krijimin e ndjenjës së atashimit tek mashkulli, por jo se e bën femrën e parë të vështirë për t’u harruar nga një mashkull. E, pra mesa duket shprehja dashuria e parë vështirë se harrohet për femrat qenka më shumë çështje mjekësore dhe hormonesh.