Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përse lodrat me muzikë janë të mira për fëmijë

Këshilla për shtatzëna 13/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me faktin që zhvillimi neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

1. Muzika ndikon pozitivisht në zhvillimin e trurit

Truri i të porsalindurit nuk është i zhvilluar plotësisht dhe neuronet në tru vazhdojnë të zhvillohen deri në muajin e 6-të. Me faktin që zhvillimi neuroneve ndihmohet nga stimulimet që e rrethojnë, si dhe nga interaktiviteti me prindërit, muzika në periudhën e hershme gjithashtu mund të ketë ndikim me rëndësi në zhvillim të trurit.

2. Muzika ndikon në inteligjencë

Hulumtimet kanë treguar që vogëlushët parashkollorë, të cilët kanë pasur vazhdimisht orë muzike për disa muaj me radhë, kanë pasur një përparim në raport me vogëlushët tjerë. Hulumtimi ka kontrolluar aftësitë e fëmijëve në punën me labirinte, me imitime të mostrave të figurave gjeometrike në ngjyrosje dhe vizatim, dhe rezultati ishte pozitiv. U dallua përparimi tek fëmijët që kishin mbajtur orë muzike. Aftësitë të cilat ishin objekt i studimit zënë hapësirën e inteligjencës, që është baza e mënyrës së të menduarit (krahas atyre që përdoren në matematikë, art dhe shkencë).

3. Muzika ndihmon zhvillimin emocional

Muzika ofron mundësinë e natyrshme dhe të shëndetshme për shprehje individuale, rrit zhvillimin e fëmijës dhe rrit aftësitë sociale, fizike, emotive dhe njohëse. Muzika në përgjithësi ofron ndjenjë qetësuese dhe kënaqësie, këtë ndikim pozitiv ka edhe në emocionet e fëmijëve. Përveç kësaj u zbulua që fëmijët që i bien ndonjë instrumenti kanë vetëbesim më të madh.

4. Lodrat me muzikë ndihmojnë në zhvillimin psikik

Shumica e lodrave muzikore janë interaktive dhe kërkojnë koordinim të lëvizjeve të vogëlushëve. Për këtë arsye këto lodra ndikojnë pozitivisht në zhvillimin motorik, si dhe përmirësojnë koordinimin e syve dhe duarve. Përveç kësaj, loja me lodra muzikore dhe përdorimi i ndonjë instrumenti i mëson fëmijët që të jenë më të kujdesshëm, të fokusohen në dëgjimin e muzikës dhe në përqendrim.

5. Muzika ndihmon zhvillimin social tek vogëlushët

Loja me lodra muzikore apo përdorimi i ndonjë instrumenti frymëzon fëmijët të bëhen më të pavarur por edhe të cilësojnë punën ne grup. Loja me këto lodra në grup rrit zhvillimin e aftësive sociale. Gjithashtu, është vërtetuar që fëmijët të cilët luajnë me lodra muzikore formojnë shoqëri me lehte sesa moshatarët të cilët nuk luajnë.

6. Lodrat me muzikë i argëtojnë fëmijët

Lodrat muzikore janë veçanërisht interesante dhe fëmijët i adhurojnë sepse ju dhurojnë argëtim. Nëse fëmija është i rrethuar nga muzika në fëmijëri, kjo i ndihmon që të krijojë dhe të ndërtojë interes për muzikën dhe për zhanre të ndryshme.

7. Lodrat me muzikë e forcojnë lidhjen e prindërve dhe fëmijëve

Tre muajt e parë janë kyç për forcimin e lidhjes në mes të prindërve dhe të fëmijës. Në këtë periudhë fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm prandaj përveç se ti kënaqni nevojat themelore të foshnjës, është me rëndësi që prindërit ti kushtojnë vëmendje dhe dashuri vogëlushëve të tyre.

Për të porsalindurin, fytyra juaj dhe reagimet emocionale janë fokusimi primar. Me përdorimin e lodrave muzikore për fëmijë, ju mund të tërhiqni vëmendjen e vogëlushit, ndërsa kur foshnja të rritet pak, lodrat muzikore bëhen interaktive për të dy.

Aktivitetet argëtuese siç janë instrumentet dhe lodrat muzikore marrin vëmendjen e fëmijëve tuaj për një kohë, dhe përveç argëtimit të përbashkët, fëmijës kjo do ti shërbejë për shumë arsye.

Artikulli paraprakPërse bebet mbajnë aromë aq të mirë?
Artikulli i rradhës Horoskopi, 14 maj 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.