Të mbetesh shtatëzënë, të bënë të ndjesh disa përvoja të papritura por njëkohësisht të çmuara. Ju mund të keni dëgjuar nga eksperiencat e nënave tjera që gjatë shtatzënisë përjetojnë të vjella dhe të përziera.
Këtë e quajnë sëmundje të mëngjesit, vetëm se kjo nuk ndodh pothuajse asnjëherë në mëngjes, ju po ashtu mund të vëreni se keni lëkurë më të errët dhe me puçërra.
Ju nuk shqetësoheni për këtë pasi e dini se shumica e grave e përjetojnë këtë, por a nuk është e çuditshme që brenda barkut tuaj të rriten flokët.
Ashtu si shumë prej simptomave të tjera të shtatzënisë, disa gra shohin flokë të tepërta rreth barkut, ky fenomen njihet si hirsutizëm.
Të gjitha gratë shtatzëna prodhojnë hormonet mashkullore dhe femërore, por jo të gjitha nënat do të përjetojnë rritjen e padëshiruar të flokëve. Disa prej tyre, përkundrazi, përjetojnë efekte të tjera, të tilla si hiper-pigmentim, akne të rënda dhe pjesë të fryrë të trupit.
Rritja e tepërt, e padëshiruar e flokëve mund t’ju shqetësojë, veçanërisht kur rritet në disa zona të dukshme.
Heqja e flokëve mund të jetë e dhimbshme dhe e vështirë. Prandaj, është mjaft e mençur të leni flokët e padëshiruar në zonat tuaja të ndjeshme.
Nuk preferohet që të hiqen këto flokë nëpërmjet laserit, pasi që zhduken vetë pasi të lindni./Gazeta Shneta/