Përjetoni sëmundje në mëngjes, menstruacione të humbura dhe gjinj të fryrë por ende rezultoni negativ? Për të qenë absolutisht të sigurt, mund të provoni të bëni testin 2-3 herë në intervale të ndryshme.
Shpesh testi i hershëm mund të reflektojë që nuk jeni shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Jeni shumë të hidratuar
Shpesh pirja e shumtë e ujit mund të çojë në rezultate të gabuara të testit të shtatzanisë. Kjo ndodh sepse urina hollohet pasi pini ujë të tepërt që zvogëlonë saktësinë e testit.
Mosbalancimi hormonal
Periudhat e humbura shpesh ngrenë një alarm dhe mund t’ju japin një përshtypje të shtatzanisë. Nëse testi juaj del negativ, atëherë ka shumë të ngjarë të jeni në ovulim ose do të keni menstruacione shpejt.
Efektet anësore të ilaçeve
Nëse keni përdorur pilula rregullisht ose ilaçe të tjera kontraceptive, atëherë ato mund të ndërhyjnë edhe në rezultatet e shtatzanisë. Këto ilaçe janë të vështira për trupin dhe jo vetëm që ndërhyjnë në ciklin menstrual por gjithashtu mund të paraqesin një problem gjatë konceptimit. /GazetaShneta/