Nëse keni ndërmend të mbeteni shtatzënë brenda një kohe të shkurtër, është e rëndësishme të bëni diet në rrugën e shëndoshë tani, për të përgatitur trupin tuaj për shtatzëni më vonë.
Fit Pregnancy ka prezantuar pesë kategoritë e ushqimit që ju duhet të përpiqeni ti konsumoni më shumë, kështu që ju do ta përgaditni trupin tuaj për muajt e shtatzënisë transmeton Gazeta Shneta.
1. Acidi folik
“Nëse planifikoni të mbeteni shtatzënë së shpejti, ju duhet të siguroheni që dieta juaj të jetë e pasur me acid folik”, thotë Palinski-Wade. Ju mund të merrni një shtojcë, vitaminë prenatale, dhe të rrisni marrjen e sasive të ushqimeve të pasura me acid folik, të tilla si drithërat e fortifikuara, perimet dhe frutat agrume. Sasia rekomanduese që duhet të merrni përgjatë ditës është 400-600 mg acid folik para shtatzënisë dhe rreth 800 mg gjatë shtatzënisë.
2. Proteina
Një studim i kryer mbi nënat që kishin probleme me pjellshmërinë zbuloi se një dietë me proteina më të lartë, mund të ndihmonte në rritjen e niveleve të pjellshmërisë. Burimet furnizuese me proteina janë vezët e bardha, mishi i bardhë dhe peshqit.
3. Acidet yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore Omega 3- janë të rëndësishme të jenë pjesëmarrëse në dietën tuaj, për shkak se trupi juaj ka nevojë për yndyrëra të shëndetshme për të mbajtur hormonet në funksion të vazhdueshëm. Sasia që ju duhet të konsumoni brenda ditës është 1000-2000 mg. acide yndyrore Omega-3.
4.Produktet qumështore me yndyrë të ulët
Përgjatë shtatzënisë, trupi juaj duhet të furnizohet me një sasi të lartë të kalciumit. Për të rritur shanset për shtatzëni, preferohet të shtoni produktet qumështore që kanë yndyrë të ulët në dietën tuaj.
5. Frutat dhe perimet
Nëse tashmë po përpiqeni të shtoni fruta dhe perime në dietën tuaj, duke i shtuar ato në sa më shumë vakte ushqyese që të mundeni, është një praktikë e mirë për të ndihmuar në përgatitjen e trupit tuaj për një fëmijë./Gazeta Shneta/