Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë substancat që shkaktojnë varësinë më të madhe në botë

Jetë 18/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cilat janë drogat që kanë nivelin më të lartë të varësisë? Kjo pyetje duket e thjeshtë, por përgjigja varet nga kush e kërkoni.

Ka shumë aspekte për të matur potencialin e varësisë së një droge, dhe ka edhe studiues që argumentojnë se asnjë ilaç nuk është gjithnjë me potencial varësie. Duke pasur parasysh këndvështrimin e ndryshëm të studiuesve, atëherë një mënyrë për të renditur drogat e varësisë është të kërkosh panele ekspertësh, transmeton GazetaShneta.

Në vitin 2007, David Nutt dhe kolegët e tij u kërkuan ekspertëve të varësisë që të bënin pikërisht këtë – dhe morën disa gjetje interesante:

1. Heroinë

Ekspertët e Nutt renditën heroinën si droga më nivelin më të lartë të varësisë, duke i dhënë asaj një rezultat prej 3 në nga maksimalja 3. Heroina është një opijat që shkakton rritjen e nivelit të dopaminës në sistemin e shpërblimit të trurit deri në 200 %. Përveçse është ndoshta droga me varësi të lartë, heroina është e rrezikshme, sepse kërkohet një dozë vetëm 5 herë më e madhe se sa doza që merret për një përdorim të thjeshtë; domethënë i varuri ka shanca ta teprojë në dozë dhe të përfundojë në mbi-dozë, përcjellë “The Conversation”.

2. Kokaina

Kokaina ndërhyn drejtpërdrejt me aktivizimin e dopaminës së trurit për të përcjellë mesazhe nga një neuron në tjetrin. Në thelb, kokaina parandalon që neuronet të shndërrojnë sinjalin dopamin, duke rezultuar në një aktivizim jonormal të rrugëve të shpërblimit të trurit.

3. Nikotina

Nikotina është përbërësi kryesor i duhanit. Kur dikush tymos një cigare, nikotina absorbohet me shpejtësi nga mushkëritë dhe dërgohet në tru. Panelet e ekspertëve të Nutt kanë vlerësuar nikotinën (duhanin) si substanca e tretë me varësinë më të madhe.

4. Antidepresantët

Pilulat antidepresante ndërhyjnë me sinjalizimin kimik në tru, ndikimi i të cilit është mbyllja e rajoneve të ndryshme të trurit. Në doza të ulëta, këta hapa shkaktojnë eufori, por në doza më të larta ato mund të jenë vdekjeprurëse sepse bllokojnë frymëmarrjen.

5. Alkooli

Megjithëse një substancë e ligjshme pothuajse në tërë botën, alkooli u vlerësua nga ekspertët e Nutme nivel prej 1.9 nga maksimalja prej 3. Alkooli ka shumë efekte në tru, por në eksperimentet laboratorike të kafshëve ajo rriti nivelet e dopaminës në sistemin e shpërblimit të trurit nga 40-360%

Rreth 22% e njerëzve që kanë konsumuar një pije do të zhvillojnë varësinë nga alkooli në një moment gjatë jetës së tyre. OBSH ka vlerësuar se 2 miliard njerëz përdorën alkoolin në vitin 2002 dhe më shumë se 3 milion njerëz vdiqën në 2012 për shkak të dëmtimit të trupit të shkaktuar nga pirja. Alkooli është renditur si droga më e dëmshme nga ekspertë të tjerë./GazetaShneta/

Artikulli paraprakIsmaili s’e mohon se MSH bleu barna me çmime abuzive edhe në mandatin e tij
Artikulli i rradhës Gjidhënia në temperatura të larta, si t’i freskoni fëmijët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.