Ajo që bën një nënë gjatë shtatzanisë ka një efekt jashtëzakonisht të fortë te fëmija i saj, studiuesit po gjejnë gjithnjë e më shum.
Nuk ka të bëjë vetëm me cigaren dhe alkoolin, por bëhet fjalë për llojet e ushqimeve që një gruaha dhe ilaçet që ajo merr, transmeton Gazeta Shneta.
Tani, një studim i ri nga Spanja zbulon se kur gratë shtatzëna hanë disa racione peshku në javë, fëmijët e tyre kanë më shumë gjasa të kenë rezultate më të larta në funksionin njohësdhe më pak tipare të spektrit të autizmit.
Sipas studimit, fëmijët e grave që konsumuan më shumë peshk gjatë shtatzanisë kishin rezultate më të larta të njohjes, veçanërisht në moshën pesë vjeç dhe më pak tipare të spektrit autizëm.
Gratë konsumuan mesatarisht rreth 500g peshk në javë. Konsumimi i peshkut gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë dukej se kishte efektin më të madh në zhvillimin njohës te fëmijët. Mendohet se acidet yndyrore omega-3, në veçanti DHA, e cila është unike për peshqit dhe disa algave kontribuojnë në përfitimet, pasi ato janë të nevojshme për zhvillimin nervor dhe funksionimin e trurit në përgjithësi.
Ndërkohë, nëse jeni shtatzënë ose përpiqeni të mbeteni shtatzënë, hani peshk që janë me pak merkur si salmon dhe mustak. /GazetaShneta/