Një studim i Universitetit të Adelaide zbuloi se gratë shtatzëna që konsumojnë pesë ose më shumë pije të ëmbëlsuara artificialisht në javë kanë 6% më shumë gjasa të zhvillojnë diabet gestacional.
Studimi përfshiu mbi 3,600 gra dhe tregoi se konsumueset e shpeshta kishin edhe BMI më të lartë, duhanpirje dhe dietë të varfër në fruta, shkruan MedicalXpress përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit paralajmërojnë se ëmbëlsuesit mund të ndikojnë hormonët që rregullojnë oreksin dhe metabolizmin, duke rritur rrezikun për komplikacione gjatë shtatzënisë./Gazeta Shneta/


