Nënat që pijnë duhan gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa që të kenë probleme abortale dhe placentare, si dhe foshnjat e lindura për nënat që pijnë duhan gjatë shtatzënisë janë në rrezik më të madh për lindjen e parakohshme, me peshë të ulët, me defekte dhe me sindromin i vdekjes (SIDS).
Një studim i ri nga autori Dr Alan Brown prej shkollës së shëndetit publik në qendrën mjekësore të Kolumbias (CUMC) sugjeron se fëmijët e lindur nga nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë skizofreninë shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Anketa e studimit të bërë tregon se krahasuar me pasardhësit e lindur nënat e të cilëve kishin ekspozim të ulët të nikotinës gjatë shtatzënisë, ato që lindën nënat me ekspozim të lartë ndaj nikotinës, kishin 38 përqind më shumë gjasa për të zhvilluar skizofreninë, raporton ekipi.
Dr. Brown thotë se rezultatet e tyre theksojnë rëndësinë e edukimit të publikut për rreziqet potenciale shëndetësore që pirja e duhanit gjatë shtatzënisë mund të shkaktoj në shëndetin afatgjatë të një fëmije./Gazeta Shneta/