Siç është bërë e ditur edhe më parë, qumështi për shkak se mbulon të gjitha vlerat ushqyese e minerale, nuk është e nevojshme që fëmijët të konsumojnë fare ujë deri ata t’i kenë mbushur 6 muaj.
Gjithsesi, një studim ka paralajmëruar se konsumi i ujit gjatë periudhës përpara gjashtë muajve është mjaft i rrezikshëm.
Sipas studimit të publikuar nga “NHS Greater Glasow and Clyde” qumështi i gjirit është shumë i pasur me ujë dhe ka një përqëndrim të ulët elektrolitesh.
Shumë prindër nuk e dinë se rreth 88% e qumëshit të gjirit përbëhet nga uji, gjithashtu qumështi i formulës ka mjaftueshëm uji për të plotësuar nevojat e bebit për 6 muajt e parë të jetës. Ndaj nese ju i ofroni bebit tuaj ujë mund t’i shkaktoni atij intoksikim.
Po intoksikimi nga uji, çka është?
“Intoksikimi nga uji është një proçes që ndodh kur bebi konsumon më shumë uji seç duhet. Kjo gjë bën që bebi të ketë shpërndarje të çrregullt të kripërave në trup”, thotë Stringer për “Daily Mail”. “Nëse ndodh shpërndarja e çrregullt e kripërave, trupi i bebeve do të ‘mundohet’ për të riparuar problemin duke bërë që qelizat të thithin një sasi më të madhe uji. Kjo gjë do të rezultojë në ënjtjen e trupit dhe trurit të bebeve. Më pas, nëse ky problem nuk trajtohet, mund të shkaktojë trumpozë, koma, madje dhe vdekje”, tha ajo.
Stringer sygjeron se nga mosha 6 muajsh deri në moshën 1 vjeçare bebet duhet të pinë vetëm 5 mililitra ujë në 24 orë. Por prindërit duhet të kërkojnë gjithmonë këshillën e mjekëve për këtë çështje./Përnënat.al/