Fillimisht le të shikojmë pjesët e trupit tuaj të cilat janë të përfshira brenda shtatzënisë dhe lindjes.
Mitra juaj, që në mjekësi quhet edhe uterus, është një organ në formë dardhe i cili qëndron sipër vaginës tuaj, ose kanalit të lindjes.
Gjatë shtatzënisë, mitra juaj tendoset dhe zgjatet, krahas rritjes së bebes. Edhe pse pozita e tij/saj do të ndryshojë gjatë shtatzënisë, po thuajse të gjitha foshnjat janë me kokën poshtë kur i afrohen datës së lindjes.
Bebja juaj zhvillohet brenda mitrës tuaj, në një qese në formë balone të quajtur qesja amniotike. Kjo qese është e mbushur me lëng amniotik, që është i përbërë kryesisht nga uji.
Placenta, që po ashtu njihet si mbetje e paslindjes, është një shtresë në formë sfungjeri në mes të qeses amnitoike dhe brendisë së mitrës. Ajo përmban dy palë të enëve të gjakut, një palë të nënës dhe një palë të bebes në zhvillim.
Këto enë gjaku janë mjaft afër ashtu që ushqimi dhe oksigjeni nga gjaku i nënës mund me lehtësi të kalojnë në gjakun e bebes, dhe t’ia ofrojnë asaj përbërësit esencial. Nutricientët udhëtojnë nga placenta te bebja përmes një ene gjaku në kordën umbilikale që futet në kërthizën e bebes.
Derisa bebja rritet, produktet e panevojshme që krijon në mënyrë natyrale duhet të pastrohen nga gjaku i bebes. Këto produkte të panevojshme udhëtojnë përmes enëve të gjakut të bebes deri te placenta dhe transferohen në gjakun e nënës. Produktet e panevojshme më pas eliminohen nga trupi i nënës.
Cerviksi ose qafa është pjesa e poshtme e mitrës. Kjo është rrumbullake dhe me formë të një gypi. Ajo ka një vrimë të vogël në mes të saj. Gjatë shtatzënisë, një tapë mbrojtëse e përbërë nga mukusi krijohet brenda kësaj vrime.
Zakonisht qafa e mitrës është po thuajse krejtësisht e mbyllur, deri në lindje, kur zgjerohet. Kjo i jep mundësi foshnjës të kalojë nga mitra deri në kanalin e lindjes dhe pastaj të dalë jashtë në botën e vërtetë. /Mjeku/