Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tepricën e qumështit nga gjiri, ngrijeni në frigorifer

Femina 25/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tepricën e qumështit nga gjiri, ngrijeni në frigorifer

Fillimi i ushqimit të foshnjës me gji për shumicën e femrave është më traumatizues sesa lindja, posaçërisht nëse bebja refuzon të thithë, qan nga uria, nuk mund të thithë…

Kur të vendoset ritmi, çdo gjë shkon lehtë, andaj edhe ushqimi bëhet i lehtë edhe për nënën edhe për foshnjën e saj.

Pas disa muajve shumica e bebeve arrijnë që, duke thithur, të zbrazin të dy sisët, por ndodh që prodhimi i qumështit të jetë tepër i madh në raport me nevojat e bebes.

Në atë rast nënave u rekomandohet që tepricën e qumështit ta fusin në frigorifer me ngrirje të thellë, sepse do të jetë i mirëseardhur nëse detyrohen të qëndrojnë jashtë shtëpisë për kohë më të gjatë për shkak të punës në zyrë, obligimeve familjare, kthimit të parakohshëm në punë, marrjes së barnave për një kohë të gjatë, të cilat mund të dëmtojnë beben, apo për shkak të intervenimeve të papritura mjekësore.

Nëse shkuarja në kontroll mjekësor mund të planifikohet më herët, si edhe në rastin e intervenimeve kirurgjikale, nëna duhet të mbledhë sa më shumë qumësht, në mënyrë që gjatë kohës së terapisë bebja të mund të ushqehet me të.

Qumështi në shishe të sterilizuara për racione të veçanta mund të ruhet në frigorifer me ngrirje të thellë deri në tre muaj.

Para përdorimit ngrohet në një enë me ujë të ngrohtë në temperaturë prej rreth 37 gradësh.

Qumështi i shkrirë i nënës nuk bën sërish të futet në frigorifer për t’u ngrirë, por mund të ruhet në frigorifer të zakonshëm edhe për 48 orë.

Qumështin i cili ka mbetur në shishe pas racionit duhet hedhur poshtë menjëherë!

Qumështi ka reaksion bazik, duke u zier nuk koagulohet. Përbërja e qumështit të gjirit përmban rreth 87-88% ujë, 1,5-2% proteina (kazeinë dhe albuminë), 3,5-4% dhjamra, 6,6-7. 5% sheqer dhe 0,18-0,2% kripëra. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPjesët më të rëndësishme të trupit që ndihmojnë shtatzëninë (Video)
Artikulli i rradhës 6 këshilla nga psikologët e Harvardit se si duhet rritur fëmijët mirë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.