Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Po, ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë periudhës menstruale, veçanërisht nëse keni një cikël të çrregulltë

Femina 02/10/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumica e grave përjetojnë cikle të çrregullta që e bëjnë të vështirë të gjurmosh kur do të ovulosh për të parandaluar shtatzëninë.

Nëse përjetoni një cikël jashtëzakonisht të shkurtër brenda muajit, atëherë koha kur ovuloni mund të mbivendoset me periudhën tuaj menstruale dhe mund të mbeteni shtatzënë nëse keni marrëdhënie intime të pambrojtura rreth asaj kohe shkruan BusinessInsider, përcjell Gazeta Shneta.

Ndjekja e menstruacioneve dhe ovulimit është një mënyrë për të parandaluar shtatzëninë, por mënyra më efektive është përdorimi i kontraceptivëve hormonal.

Thuhet se gratë janë më fertile tre ditë para ovulimit, gjatë ovulimit dhe dy deri në tre ditë më pas. Pasi të keni ovuluar, sistemi juaj e nxjerr vezën brenda 12-24 orësh nëse nuk është fekonduar.

Dhe nuk do të jeni në gjendje të ngeleni shtatzënë deri herën tjetër kur të ovuloni. Dita e parë e menstruacioneve shënon fillimin e ciklit tuaj, por shumica e grave nuk kanë ovulim deri në mes të ciklit menstrual.

Sidoqoftë, ciklet ndryshojnë në gjatësi për secilin grua, që do të thotë se dritarja e pjellorisë mund të ndodhë herët ose vonë.

Periudhat e parregullta rrisin rrezikun e një shtatzënie të papritur

Për gratë me cikle të rregullta, është e lehtë të gjurmosh se kur do të ovulosh për të parandaluar shtatzëninë.

Sidoqoftë, shumë gra përjetojnë cikle të parregullta, gjë që e bën më të vështirë të dihet se kur do të filloni menstruacionet dhe kur do të keni ovulim.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Ju mund të mbeteni shtatzënë gjatë periudhës tuaj nëse ndodh që të ovuloni herët gjatë një cikli të shkurtër.

Për shembull, dikush me një cikël prej 24 ditësh mund të ovulojë që në ditën e shtatë. Pra, nëse periudha juaj zgjat gjithë javën që mbaron në ditën e shtatë dhe keni pasur marrëdhënie intime gjatë asaj kohe, mund të mbeteni shtatzënë.

Pra, mundësia e ovulimit afër periudhës tuaj është e ulët, por jo e pamundur. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërfitimet shëndetësore të ushqyerjes me gji tek nëna dhe bebi në rritje
Artikulli i rradhës Gratë nga mosha 21 deri 65 vjeç duhet të bëjnë një pap test çdo 3 vjet, thonë ekspertët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.