Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pozicionet më të mira për lindjen e fëmijëve

Këshilla për shtatzëna 12/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur mendoni për një femër që lind, çfarë imagjinoni? A është një femër e shtrirë në shtrat me këmbët e hapura? Ndoshta edhe mund të jetë, sepse kjo është pamja e vetme që shohim nëpër filma dhe televizione e që na mësojnë se ky është pozicioni më i mirë i lindjes.

Pozicionet më të mira për lindje

Por, e vërteta është se ekzistojnë më shumë pozicione për lindje të foshnjave dhe në fakt, shtrirja në shtrat nuk është gjithmonë opsioni më i mirë.

Mervi Jokinen nga Kolegji Mbretëror i mamive jep këshillat për pozicionet më të mira të lindjes.

Në fund të fundit, Mervi thotë se ju vendosni cila pozitë është më e mirë për ju. Por, kur të arrini në fazat e mëvonshme të lindjes ju mund të lodheni dhe mos të jeni në gjendje të lëvizni . në këtë pikë, mos u befasoni nëse mamia juaj ju rekomandon të ndërmerrni pozicione të reja të lindjes. Pas të gjithave, ajo e di më së miri!

Mervi thotë se ka shumë pozicione të ndryshme për lindje, por ajo na dha një përmbledhje të shpejtë të pozicioneve më kryesore.

Pozita në këmbë

Qëndrimi në këmbë është pozita më e mirë për shkak se graviteti mund të ju ndihmojë dhe lehtësojë procesin. Gjithashtu, është menduar që të ndihmojë edhe në zvogëlimin e dhimbjes.

Ndoshta do të mendoni se duhet të qëndroni e shtrirë në shtrat apo ti veni duart rreth qafës së partnerit tuaj (ata duhet të bëjnë diçka, apo jo?).

Mervi thotë se meqenëse shumica e femrave shqetësohen shumë gjatë procesit të lindjes, ato mund të mbështeten te kjo pozitë. Kjo është e mirë për shkak se mund të ju ndihmojë të përcjellni ritmin e kontraktimeve përderisa jeni në këmbë.

Pozicioni i lindjes në karrige

Ekzistojnë disa pjesë të pajisjeve që mund të ju ndihmojnë përderisa jeni duke lindur, si fotele të ndryshme të buta, topa apo karrige.

Është bërë gjithnjë e më e zakonshme lindja në karrige apo fotele të buta dhe të rehatshme dhekjo është për shkak se janë shumë të mira gjatë procesit të lindjes. Ata janë të mira edhe për periudhat e rastësishme apo gjatë pushimit në lindje.shtrirja në këto karrige apo fotele me prapanicën në ajër është një shembull shumë i mirë.

Të uleni drejt në një karrige me këmbët në ajër – duke u mbështetur edhe në përkrahjen e partnerit – mund të ju ndihmojë gjithashtu.

Pozicioni në shtrat

Shpesh njerëzit mendojnë se kur jeni duke lindur keni nevojë të monitoroheni në mënyrë që të qëndroni ende, apo edhe se duhet të qëndroni në një vend.

Kjo nuk është e vërtetë, thotë Mervi. Ju mund të lëvizni.

Koha kur mund të keni nevojë të shtriheni në shtrat, është kur keni marrë një epidural dhe shkakton mpirje në pjesë të veçanta të trupit tuaj.

Edhepse epidural-et moderne (anestezionet lokale në pjesën e boshtit kurrizor) lejojnë më shumë lëvizje se sa ato tradicionale, prap se prap kjo nuk ju lejon që të ngriteni edhepse do të jeni në gjendje të lëvizni gjatë shtrirjes në shtrat.

Bëni atë që është më e mirë për ju

Siç theksuam, është shtatzënia juaj dhe gjatë tërë kohës ju duhet të vendosni dhe zgjidhni për pozicionet e lindjes që ju përshtaten më së miri.por, ndonjëherë, nëse fëmija juaj është në ndonjë kënd të caktuar, atëherë mamia jauj mund të ju tregojë që të merrni pozicionin e caktuar për lindje. Pra, mos harroni ti dëgjoni ato./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të pijë kafe një grua shtatzënë, kjo është këshilla e mjekëve
Artikulli i rradhës Si ta bëni qumështin e gjirit të shijojë si ‘milkshake’-u i bananes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.