Gjatë ushqyerjes me gji, rekomandohet që gratë të heqin dorë nga shumë gjëra, përfshirë këtu edhe lyerjen e flokëve.
Ngjyrat përmbajnë substanca që shpesh janë të dëmshme ose alergjike.
Ekspertët këshillojnë të gjitha gratë që janë shtatzënë që “lyerja e flokëve absolutisht që duhet të shmanget veçanërisht në tremujorin e parë”.
Por kur ushqen fëmijën me gji?
- Shmangni lyerjen e flokëve gjatë tre muajve të parë të dhënies së gjirit.
- Përdorni ngjyra natyrale pa nikel, amoniak ose substanca të tjera të dëmshme.
- Përdorni shampo me ngjyrë edhe pse nuk zgjasin shumë në kohë.
- Mos harroni që gjatë shtatzënisë flokët reagojnë në një mënyrë tjetër ndaj çdo trajtimi.
Gjithmonë kërkoni këshilla nga njerëz që keni besim./pernenat.al/