Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prindër bëni kujdes: Kjo është loja e tmerrshme që çon fëmijët në vetëvrasje!

Këshilla për shtatzëna 16/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

‘Blue Whale’, (Balena Blu) është loja e tmerrshme që ka çuar deri më tani në vetëvrasjen e 130 adoleshentëve.

Kjo lojë e tmerrshme ka bërë që autoritetet ruse të nisin hetimet. Sipas të dhënave loja horror për 6 muaj ka marrë jetën e 130 adoleshentëve. Bëhet fjalë për një sfidë të gjatë prej 50 ditësh.

Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.

Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë lëshuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.

PAY-Man-who-invented-Blue-Whale-suicide-game-aimed-at-children-says-his-victims-who-kill-themselves-ar

Dy rastet e fundit të vetëvrasjes datojnë javën e kaluar. Bëhet fjalë për Yulia Konstantinova 15 vjeçe dhe Veronika Volkova, 16 vjeçe, të gjetura të vdekura në një pallat. “Siberian Times”, raporton se Yula, pasi kishte publikuar foton e një balene blu ka shkuar ‘Fund’. Mikesha e saj, pas një sërë mendimesh pikëlluese ka shkruar “Kuptimi ka humbur… Fund”.

Hetuesit rusë po tentojnë që të gjurmojë nëpërmjet një rrjeti kontaktet sociale të adoleshentëve. Deri më tani duket se viktimat i përkasin të njëjtit grup në rrjet dhe jetonin në familje normale dhe të qeta. Por kush fshihet pas këtij ferri virtual? Një djalë 21 vjeç, Budeikin Phillip, akuzohet se është ideatori i makinës së vetëvrasjes. Aktualisht ndodhet pas hekurave.

Rusi tha përpara autoriteteve policore se viktimat e tij janë “mbeturina biologjike” dhe ka si qëllim që të pastrojë shoqërinë prej këtyre njerëzve. Budeikin thotë se është mbushur me letra dashurie që i vinë nga vajza adoleshentet në burgun rus, ku është arrestuar nën akuzën e nxitjes së vetëvrasjeve. 21-vjeçari që ka rrëfyer për krimet e bëra ka thënë për hetuesit se viktimat e tij ishin të lumtur që po vdisnin.

Në një intervistë të frikshme ai tha: “Këta njerëz janë mbeturina biologjike. Ata nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë për shoqërinë dhe që i shkaktojnë dëme asaj. Po pastroja shoqërinë nga njerëz të tillë. Gjithçka nisi në vitin 2013, kur krijova një grup në rrjetin sociale. Unë pata menduar për këtë ide përpara 5 vitesh dhe ishte e nevojshme që të dalloheshin njerëzit e zakonshëm nga plehrat biologjike”./Mapo/

Artikulli paraprakJa se si ndikon në trurin e fëmijës rritja pa vëllezër dhe motra
Artikulli i rradhës Kukulla tregon se çfarë ndodhë në të vërtetë me trurin e bebes gjatë ‘shkundjes’

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.