Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Probleme me lëkurën gjatë dimrit, recetat shtëpiake do iu ndihmojnë

Femina 26/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dimri është periudha e vitit ku kujdesi duhet të jetë i shtuar përsa i përket aspektit higjienik të lëkurës dhe se era e i ftohti mund ta thajë atë, sidomos lëkurën e fytyrës.

Gjithsesi, për të evituar skuqjen, plasaritjen e simptomat e tjera që shfaqen si rezultat i kontaktit të pjesëve të lagta me të ftohtin, duhet t’i ndiqni disa receta në kushte shtëpiake.

Për duart e plasaritura: Vaj kokosi

Shishja jote e besuar me vaj kokosi është zbutësi ideal në gjithë shtëpinë tënde. Në mbrëmje, përhape me shumicë mbi duar, edhe në thonj dhe kutikula, pastaj vish ca dorashka pambuku dhe fli gjumë.

Për fytyrë të plasaritur: Një maskë me të bardhën e vezës

Një ide tjetër për të shmangur tharjen e lëkurës në dimër: vendos një omeletë mbi fytyrë. Sigurisht, jo tamam. Ajo që duhet të bësh është të rrahësh një të bardhë veze dhe ta lësh të thahet mbi fytyrë 30 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët. Si vepron: kolagjeni dhe proteinat e vezës krijojnë një barrierë të përkohshme që mbron ndaj erërave të ashpra të dimrit. Thjesht provoje në një zonë të vogël më parë, për të shmangur ndonjë reaksion ndaj vezës.

Për lëkurën e prirë për akne: maskë me qumësht dhe mjaltë

Lëkurat me akne dhe puçrra nuk janë shumë me fat kur vjen puna te kujdesi për lëkurën. Ke nevojë për zbutje, por nuk të duhet më shumë vaj. Për të zbutur ashpërsimet e lëkurës në dimër duke luftuar edhe bakteret njëkohësisht: përziej 6 lugë qumësht dhe 2 lugë mjalti dhe aplikoje maskën në zonat më problematike të fytyrës. Lëre 20 minuta dhe pastaj shpëlaje me kujdes, përsëri, me ujë të vakët.

Për lëkurat e bardha të fytyrës: një scrub me sheqer

Pavarësisht llojit të lëkurës, scrub-i duhet të jetë pjesë e rutinës së rregullt. Largo qelizat pa jetë që i japin lëkurës një pamje pa shkëlqim, duke përzier sasi të njëjta sheqeri, kripe dhe vaj kokosi, me pak pika vaj livandoje me efekt zbutës. Delikat mjaftueshëm për fytyrën dhe gushën dhe, njëkohësisht, efektiv për çdo pjesë tjetër të trupit./noa.al/

Artikulli paraprakShenjat e pazakonta që tregojnë se keni ngelur shtatzënë
Artikulli i rradhës Kur mund foshnja që të hajë çokollatë dhe a i ndikon negativisht në shëndet

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.