Mungesa e periodave, ndjesia e të përzierit dhe fryerja e gjinjve janë simptoma të zakonshme të shtatzënisë, por trupi gjithashtu prodhon disa shenja më delikate derisa jeni shtatzënë.
Simptomat e tilla mund të ngatërrohen shumë lehtë me simptomat e gjendjeve të përditshme shëndetësore – është shumë e rëndësishme që të dini për to, transmeton Gazeta Shneta.
Liz Halliday, Zëvendës Shefe e Mamive në Mamitë Private, zbulon disa simptoma të pazakonta.
1. Fryerja
Ndjenja e të fryerit mund të jetë një shenjë e shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të rritjes së hormoneve, duke bërë zorrët të ngadalësojnë, duke rezultuar në konstipacion dhe fryerje.
2. Simptomat e gripit
Në disa raste ndjenja e vazhdueshme e ligështisë apo e të qenit sëmurë është një simptomë tjetër e shtatzënisë.
Kjo ndodh gjithashtu për shkak të hormoneve dhe rritjes së prodhimit të gjakut.
Megjithatë, nëse ju rrjedhin hundët në sasi të tepërta, konsultohuni me një mjek.
3. Zëri i shtertë e i lartë
Hormonet mund të fajësohen për një tjetër simptomë të çuditshme të shtatzënisë – zëri i zhurmshëm.
Prodhimi në rritje i estrogjenit dhe progestogjenit mund të fryejë litarët e zërit.
Zëri juaj mund të kthehet në zë të lartë apo të shtertë.
4. Ngërhitja
Disa gra mund të zbulojnë se fillojnë të gërhisin kur janë shtatzënë edhe nëse një gjë e tillë nuk iu ka ndodhur më parë.
Kjo mund të shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut që çojnë në ënjtjen e membranës së hundës.
Ose përsëri, hormonet mund të shkaktojnë ënjtje në hundë – duke çuar në prodhimin e mukusit.
Për të luftuar këtë, përpiquni të flini në krahun tuaj – por konsultohuni me mjekun tuaj që të gjeni pozicionin më të mirë për fëmijën tuaj./Gazeta Shneta/