Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet e një shtatzënie të vonë

Jetë 27/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreziqet e shtatzënisë jo domosdoshmërish lidhen me moshën, megjithatë nga studimet e kryera së fundmi, mosha është një faktor që ndikon në më së shumti në këto rreziqe. Nëse i ke kaluar 30-at dhe ende nuk ke bërë asnjë lindje, e mira është t’i mbash parasysh ca këshilla.

Rreziqet shëndetësore shtohen me kalimin e moshës, por ajo që është më e rëndësishme është gjendja jote shëndetësore para planifikimit të shtatzënisë dhe gjatë saj.

Nëse një femër është mbipeshë ose ka probleme të tjera shëndetësore, të cilat nuk mbahen nën kontroll prej saj, atëherë rreziku i një shtatzënie të komplikuar është i lartë.

Gjithashtu, një femër që vuan nga presioni i lartë i gjakut, duhet t’i nënshtrohet trajtimit për të balancuar nivelin e presionit të gjakut e më pas të planifikojë shtatzëninë.

Femrat në moshën 30-35 vjeç, që janë duke planifikuar një shtatzëni, fillimisht duhet të njihen me rreziqet e mundshme për këtë grupmoshë:

Bebe të vogla: Femrat në moshë kanë një rrezik të lartë, atë të lindjes së fëmijëve në peshë të vogël, gjë që mund të shoqërohet edhe me probleme shëndetësore për foshnjën edhe pas lindjes.

Operacioni Cezarian: Me kalimin e moshës së femrës, rritet dhe probabiliteti i përzgjedhjes së operacionit si alternativë lindjeje, për shkak të rrezikut të një lindjeje normale në atë moshë.

Problemet e fertilitetit: Me rritjen e moshës, fertiliteti natyral i saj bie. Ndaj, elementi kryesor që duhet të konsiderosh përpara shtatzënisë, është fertiliteti. Çdo femër duhet të konsultohet paraprakisht me mjekun për këtë aspekt.

Diabeti i shtatzënisë: Kjo gjendje largohet me përfundimin e shtatzënisë, por megjithatë femrat në moshë të madhe janë në një rrezik më të lartë për mbartjen e tij edhe pas lindjes. Pesha e fituar gjatë shtatzënisë dhe zakonet e ushqyerjes kanë një impakt të drejtpërdrejtë në këtë sëmundje.

Preklampsia: Është një gjendje, e cila shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe proteina në urinë. Në disa raste, priklampsia mund të shfaqet edhe në mosha më të reja dhe rrezikon një lindje të parakohshme. Telegrafi

 

Artikulli paraprakGjyshja më e bukur në botë (Foto)
Artikulli i rradhës ‘Irva Clinic’, vendi ku po gjejnë shpëtim shumë kosovarë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.