Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Problemet me shikimin tek fëmijët, një sfidë sa e rëndësishme aq dhe e rrezikshme

Këshilla për shtatzëna 16/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Syri është një ndër organet kryesore të trupit të njeriut dhe si pasojë e kësaj kujdesi që duhet treguar është po aq i rëndësishëm. Nuk duhet të neglizhoni asnjë shenjë problematike të syve, sepse kjo gjë mund t’i kushtojë fëmijës shikimin për vite të tëra.

Nëse do të mund të hasni këto shenja të dyshimta tek fëmijët tuaj, do të thotë që ai vuan nga problemet me shikimin.

Për të dalluar nëse sytë kanë ndonjë problem do t’ju duhet të vëzhgoni nga afër për shenja si, skuqje apo fryrje të qepallave, sy të kuq dhe deformim të shikimit, kur njëri prej syve tenton të shohë anash.

Si mund ta kuptoj që fëmija im po has probleme me sytë?

Është shumë e thjeshtë të kuptoni që fëmijët vuajnë nga një problem sepse sjellja e tyre do t’ju bie menjëherë në sy. Ata fërkojnë sytë vazhdimisht dhe i përplasin shpesh qepallat. Nuk përjashtohet mundësia që ata të hasin vështirësi në gjetjen e objekteve dhe të kenë luhatje në përqëndrim. Fëmijët nervozohen shumë në këto raste, sidomos kur ju duhet të kryejnë aktivitete që kërkojnë një distancë të afërt. Ata nisin të ngrysin vetullat apo sytë e tyre fillojnë të lotojnë. Këto shenja do t’ju shqetësojnë dhe s’ka se si të mos i pikasni.

Ndonjherë janë fjalët e fëmijëve të cilat ju bëjnë të kuptoni diçka. Ja cilat janë disa prej tyre.

Pas një pune që kërkon saktësi apo përqëndrim fëmijët fillojnë të ankohen se kanë marrje mendsh, dhimbje barku apo dhimbje koke.

Ka raste kur ato përjetojnë djegje dhe kruarje të shumta, gjë që nuk ngurojnë aspak ta shprehin tek ju. Ashtu siç ndodh edhe në rastet kur gjithçka ju duket e turbullt dhe e dyfishtë.

Çfarë mund të ndodhë nëse problemet me shikimin tek fëmijët nuk zbulohen në kohë?

Fëmijët ngelin prapa në mësime dhe mund të krijojnë konflikte brenda klasës dhe të ngadalësojnë ecurinë e avancimin në programet shkollore. Kjo mund të çojë në tensione psikologjike që ndikojnë negativisht përgjatë vitin shkollor.

Është vërtetuar se nxënësit, problemi i të cilëve është shikimi i dobët, kanë pasur vlerësime negative nga mësuesit, duke arritur deri në pikën kur ata janë cilësuar si me aftësi të veçanta.

Ditët e sotshme nuk mund të neglizhojnë as dhimbjen më të vogël të barkut, sepse nuk mund ta dinë se çfarë fshihet pas saj, dhe jo më dhimbjet e syrit, duke e ditur se mund të rrezikoni jetën e fëmijëve tuaj dhe tuajën njëkohësisht./Kids’time/

Artikulli paraprakPrindërit u arrestuan pasi që ia bënë këtë gjë të tmerrshme fëmijëve
Artikulli i rradhës Sa është e thellë vagina: 3 pyetjet që askush nuk u ka dhënë përgjigje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.