Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Produktet për të çelur flokët në mënyrë natyrale

Femina 24/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Na ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja e pranverës dhe normalisht flokët kanë nevojë për një ndryshim. Sigurisht duke qenë në stinën e luleve edhe flokët preferohen në ngjyrë më të hapur. Por si t’ia bëjnë ato që i kanë të errëta t’i përshtaten stinës, sigurisht pa i dëmtuar ato?

Më poshtë ne po ju japim disa ide sesi ju të mund t’i çilni flokët pa i dëmtuar. Do ishte mirë t’i provoni këto alternativa, aq më tepër kur bëhet fjalë për produktet natyrale dhe kaq popullore.

Mjalti
Mjalti është përbërës i përkryer për ndriçimin e flokëve, për shkak se përmban sasi të vogël të peroksidit të hidrogjenit, mirëpo ka edhe veti zbutëse, që kundërveprojnë ndaj efektit tharës të çeljes së ngjyrës. Mjalti, natyrisht, është shumë i vështirë për t’u hequr nga flokët, ndaj rekomandohet që para trajtimit të flokëve me mjaltë ta përzieni me ujë ose uthull. Pasi t’i keni trajtuar flokët mbështillini me një qese plastike dhe lërini përgjatë gjithë natës.

Kamomili
Ngjyra e artë e kamomilit si dhe përbërësit e tij ndihmojnë në ofrimin e nuancave të çelëta të flokëve. Vlojeni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Ngopini flokët me çaj kamomili dhe ekspozojini flokët në rrezet e diellit derisa të thahen. Rrezet e diellit dhe kamomili do t’ju ndihmojnë të fitoni flokë me ngjyrë më të çeltë.

Limoni
Lëngu i limonit është i mbushur plot me acid citrik, ndaj edhe është njëri nga ilaçet më të mira natyrale për ndriçimin e flokëve. Përzieni 60 mililitra ujë me 250 mililitra lëng limoni në një shishe me kapak dhe tundini mirë. Limoni mund të ndikojë në tharjen e flokëve, prandaj, nëse edhe ashtu keni flokë të thatë, përzierjes mund t’i shtoni disa pika vaj flokësh. Trajtojini flokët me këtë përzierje me ndihmën e sprajit dhe vazhdimisht gjatë ditës freskojini flokët me të.

Kanella
Krijoni një maskë duke përzier kanellën me një sasi të vogël uji dhe me përzierjen e fituar trajtojini flokët, duke filluar nga rrënjët deri në majë. Mos harroni ta mbuloni çdo centimetër floku. Maskën mund ta lini në flokë për sa gjatë të dëshironi, megjithatë rekomandohet që të lihet gjatë gjithë natës./Express

Artikulli paraprakTjetër aksident i tmerrshëm, kësaj radhe në Veternik (FOTO)
Artikulli i rradhës Përse disa njerëz i kanë vetullat e bashkuara?

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.