- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi është themeluese e Poliklinikës Endomedica me seli në Prishtinë, që filloi punën në vitin 2014.
Profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës.
Në periudhën trevjeçare 2018-2021 ka qenë dhe Drejtore e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, për çka është shpërblyer me vlerësim maksimal si menaxhere e suksesshme!
Prof. Ass. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka kryer një pjesë të subspecializimit për Endokrinologji, për të vazhduar dhe pjesën tjetër të subspecializimit të Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Shkupit!
Ka qëndruar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe për tu specializuar për ,,Teaching Evidence Based Medicine" apo Mësimdhënje të Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi.
Ka qëndruar dhe në shumë Qendra tjera Universitare Boterisht të njohura për trajnime e avancime profesionale dhe akademike ndër të cilat duhet përmendur trajnimet në lëmi të Diabetologjisë në Universitetin Perugia në Itali, trajnimin për Menagjimin e Shërbimeve Shëndetësore në MASHAV Carmel Training Center në Izrael dhe shumë të tjera.
Duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit, sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohurite Britanike pë trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser.
Prof. Venera punon në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2004. Së pari si asistente në Katedren e Anatomisë e pastaj në atë të Mjekesisë Interne ku edhe vazhdon te punoj por nga viti 2017 në cilesinë e profesoreshës!
Ka publikime të shumta si monografi në shtëpi botuese gjermane dhe abstarkte e punime në Konferenca dhe revista ndërkombëtare.
Është e martuar dhe nënë e dy vajzave!
POSTIMET
Në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta kësaj radhe vjen Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi. Dr. Venera është specialiste e mjekësisë interne, endokrinologjisë dhe diabetologjisë. Ajo ka treguar se si të menaxhohet diabeti në këto temperatura të larta. Shkruan Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi Si të menaxhoni diabetin në këto temperatura të larta…
PËR GJËNDRËN TUAJ TIROIDE, VETËM TEK NE, JO VETËM NGA KREJT KOSOVA POR EDHE NGA TËRË REGJIONI, Nga Profesoresha, Dr. Venera Berisha-Muharremi, Interniste-Endokrinologe, si dhe e subspecializuar për trajtim laserik të gjëndrës tiroide, me shumë sukses bëhet : TRAJTIMI LASERIK I TIROIDËS TE PACIJENTET ME SËMUNDJE KRONIKE AUTOIMUNE HASHIMOTO A…
Endokrinologia dhe profesoresha Venera Berisha-Muharremi ka marr pjesë në një konferencë mjekësore në Cardiff në Angli. Berisha-Muharremi ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook se në këtë konferencë ajo është prezantuar si profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Postimi i plotë i saj: Sot, ndihem…
Shkruan: Prof. Dr. Venera Berisha – Muharremi Ramazani është muaji për pastrimin fizik dhe shpirtëror për besimtarët myslimanë, në muajin e nëntë të kalendarit hënor islamik, i cili shënohet nga devotshmëria, dhembshuria dhe vetëkontrolli. Përderisa është e detyrueshme për çdo mysliman të agjërojë, ata që vuajnë nga sëmundje dhe shëndet…
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael Ines Demiri, i ka dedikuar një postim profesoreshës dhe endokrinologes Venera Berisha-Muharremi. Demiri e ka pritur në takim mjeken nga Kosova, e cila mori pjesë në një trajnim të organizuar nga organizata MASHAV e cila është e themeluar në kuadër të Ministrisë së…
Endokrinologia dhe ish-drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë Prof. Venera Berisha-Muharremi, po merr pjesë në një trajnim të organizuar në Izrael nga Ministria e Punëve të Jashtme. Muharremi-Berisha është pjesëmarrëse e trajnimit me temën “Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore në kohë të krizave”. “Jemi shumë të nderuar të jemi nikoqir i një…
Ekzistojnë lloje të ndryshme të diabetit dhe asnjë person me diabet nuk është i njëjtë me tjetrin. Për këtë arsye edhe terapia te secili duhet të caktohet në mënyrë individuale nga Endokrinologu dhe si pjesë e terapisë edhe stili i jetesës dhe ushqimit. Pra, nuk ka një “dietë diabeti” të…
Nëse nuk i merrni orët e juaja të gjumit të mirë, lëkura juaj mund të fillojë të rrudhet dhe të lëshohet herët. Kjo është pjesërisht sepse trupi juaj lëshon më shumë kortizol, një “hormon stresi” që prish kolagjenin i cili mban lëkurën tuaj të lëmuar dhe të re. Mundohuni të…