Një e katërta e fëmijëve përjetojnë prishjen e dhëmbëve në kohën kur fillojnë shkollën. Kjo ndodh kur bakteret në gojë tretin sheqerin për të prodhuar acid, i cili sulmon dhe shpërbën dhëmbët.
Shmangia e ushqimit dhe pijeve me sheqer dhe pastrimi i rregullt me një pastë dhëmbësh të përshtatur me moshën, mbeten mënyrat më të mira për të siguruar që fëmijët të kenë dhëmbë të shëndetshëm. Por, pavarësisht përpjekjeve më të mira të prindërve, dhëmbët e disa fëmijëve janë në thelb të dobëta dhe prishen më lehtë, transmeton Gazeta Shneta.
Dhëmbët e disa fëmijëve mund të jenë kaq të dobët saqë nuk janë në gjendje të përballojnë përtypjen dhe të prishen menjëherë pasi kanë dalë nga mishi.
Këta dhëmbë shpesh janë shumë të ndjeshëm dhe fëmijët mund të shmangin larjen e tyre, sepse shkaktojnë dhimbje. Ndjeshmëria e tillë, e kombinuar me smaltin e dobët, do të thotë që prishja e dhëmbëve ndodh më lehtë, përcjellë “The Conversation”.
Shkaqet
Smalti I dhëmbëve formohet shumë kohë para se dhëmbët të dalin përmes mishit të dhëmbëve. Ndryshe nga lëkura dhe kocka, smalti i dhëmbëve nuk mund të shërohet natyrshëm, kështu që çdo dëm do të jetë ende i pranishëm kur dhëmbët e dytë të parë dalin rreth moshëd dy vjeçare.
Përkundër rekomandimit që fëmijët të kenë një kontroll dentar deri në moshën dy vjeçare, vetëm një në tre fëmijë do të vizitojë një dentist në moshën katër vjeçare. Dhëmbët e dëmtuar nganjëherë nuk vihen re deri sa të prishen dhe të infektohen. Në raste të tilla, mund të kenë nevojë të hiqen.
Shërimi
Gjërat që dobësojnë smaltin do të evitohen edhe përmes ushqiit të shëndetshëm por edhe me masa paraprake shtesë. Dentistët mund të ndihmojnë në zbulimin e shenjave të dhëmbëve të dobët para se të prishen. Ata mund të ndihmojnë në mbrojtjen e këtyre dhëmbëve duke i mbyllur vrimat ose edhe duke I mbushur pjesët e dobëta.
Eshtë e rëndësishme që të bëni vizita të rregullta dentare, duke filluar që në fillim të moshës 12 muajshe, ose kur dhëmbët dalin së pari./GazetaShneta