Personat të cilët rregullisht ndjekin dieta ushqimore kanë tendencë që fillimisht të humbin peshë, por pastaj rrezikojnë të shtojnë kilogramët e humbur, mbase edhe më shumë se aq nëse ndalojnë regjimin dietal.
Ky fenomen i quajtur “yo-yo dieting” është i lidhur me ndryshimet në metabolizëm dhe është një arsye pse shumica dërrmuese e dietave dështojnë. Por faktori kyç që ka shkaktuar këto ndryshime metabolike ka mbetur një mister – deri tani, transmeton GazetaShneta.
Studimet e mëparshme të kryera në binjakë identikë që ndjeknin modele të ndryshme të dietave kanë treguar se faktorë përgjegjës ishin disa elemente jo-gjenetikë siç edhe mund të pritej.
Hipoteza fillestare ishte që kur të fitoni peshë ju në një farë mënyre “ristartoni” termostatin tuaj të brendshëm që korrespondon me nivelin më të lartë të peshës dhe kështu kur humbni peshë – trupi juaj bën gjithçka që të mund të kthehet në atë pikë të re të vendosur më herët. Tani një studim i fundit i kryer nga “Nature” shpjegon pse kjo ndodh me disa njerëz më shumë se të tjerët dhe, e rëndësishmja, se si mund të evitohet, raporton Nature.
Studimi i realizuar nga një grup izraelit i shkencëtarëve, imitoi “yo-yo dieting” tek minjtë laboratorikë. Ata ushqyen minjtë me ushqime që ndikonin në rritjen dhe uljen e peshës. Ata filluan me ushqime të yndyrshme, pastaj përdorën një dietë me vakte normale, pastaj ushqime më dietale e krejt në fund ripërsëritën këtë mënyrë të të ushqyerit nga fillimi.
Ashtu si njerëzit, minjtë ngadalë fituan peshë në krahasim me minj të tjerë që ushqeheshin me dieta të qëndrueshme.
Minjëve që u kthehej pesha e mëparshme kishin një shpenzim më të ulët të energjisë se ata me dieta të qëndrueshme. Studiuesin kanë sqaruar se ky ndryshim në metabolizmin e trupit ndodh në dietat e tilla. Por studimi i ri arriti të shkojë një hap më tutje duke nxjerrë si përfundim një organ të pa vërejtur më parë,
Tek njerëzit, ky organ peshon pothuajse aq sa mëlçia dhe ndodhet në zorrët tona më të ulëta. Është mikrobiomi – “komuniteti” i mikrobeve që tejkalojnë numrin e qelizave tona dhe kanë njëqindfish më shumë gjene dhe enzime të afta për të tretur ushqimin dhe rregullimin e metabolizmit tonë dhe sistemeve imune. Andaj hulumtuesit kanë mundur të nxjerrin rezultatin se ndryshimet në mikrobet e zorrëve ishin përgjegjës.
Andaj, qasja më e mirë në qoftë se ju doni të humbni peshë në një periudhë më afatgjate është që të shmangni dietat e tilla si dhe të ndaloni numërimin e kalorive sepse veti të tilla janë të destinuara të dështojnë. Në vend të kësaj hani ushqime të larmishme dhe me shumë fibra; lini mikrobet tuaja të kujdesen për pjesën tjetër./GazetaShneta/