Mediat që mbulojnë ngjarjet shëndetësore i adhurojnë storiet që lidhen me të ushqyerit. Ka diçka tërheqëse për idenë e një ushqimi të vetëm që mund të parandalojë ose të shërojë një sëmundje. E kohët e fundit ky ushqim ishte qumështi, transmeton GazetaShneta.
Artikujt të ndryshëm në agjensitë e lajmeve siç janë The Sun, Daily Mirror dhe Daily Mail raportuan se pirja e një gote qumësht në mëngjes mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit të tipit 2, por sa e vërtetë mund të jetë pohimi i këtij studimi?
Hulumtimi, i kryer nga shkencëtarët në Kanada, ishte një gjykim i vogël i kontrolluar të mënyrë të rastësishme që vështronte efektet e proteinave të qumështit (hirrë dhe kazeinë) dhe nivelet e glukozës në gjak përgjatë disa orëve.
Megjithëse hulumtuesit kanë përmendur diabetin e tipit 2 duke thënë se reduktimi i glukozës në gjak pas një vakti ka “rëndësi për diabetin e tipit 2”, ata nuk kanë studiuar ndikimin e qumështit në rrezikun e zhvillimit të diabetit. Diabeti i tipit 2 kërkon vite për tu zhvilluar dhe jo vetëm disa orë.
Hulumtuesit kishin rekrutuar 32 pjesëmarrës të rinj, të shëndetshëm në studimin e tyre. Pjesëmarrësit agjëruan brenda natës kurse në mëngjes iu dha një shujtë me drithëra, ujë ose pije në bazë të qumështit të skremuar me sasi të ndryshme të proteinave. Pesë kombinime të ndryshme të ujit dhe qumështit me sasi të ndryshme të proteinave, kazeinë dhe hirrë, u konsumuan nga pjesëmarrësit, me diferencë prej një jave në mes nga njëri-tjetri.
Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i proteinave të qumështit brenda një shujte ngadalëson lirimin e glukozës në gjak, por nuk bën dallim në oreksin gjatë një periudhe dy-orëshe. Sidoqoftë, proteina e hirrës redukton oreksin pas vaktit të dytë, krahasuar me qumështin e skremuar, raporton “The Conversation”.
Por në anën tjetër, studiuesit nuk bëjnë asnjë pretendim të bazuar në fakte reale se një gotë qumësht në mëngjes mund të shkurtojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në gjetjet e tyre, kështu që nga vjen ky përfundim?
Ende nuk është plotësisht e qartë se nga ka ardhur lidhja e drejtpërdrejtë e qumështit që parandalon diabetin, por vlen të theksohet çështja se si raportohet shkenca nga mediet.
Sa i përket studimeve dhe shkrimeve që nxjerrin raporte shkencore apo komunikime nga shëndetësia, ato kërkojnë hulumtime të thella nga shkencëtarë, universitete të akredituara dhe media që raportojnë me përgjegjësi realitetin e hulumtimit dhe jo vetëm të prodhojnë tituj që tërheqin klikime./GazetaShneta/