Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse është e rëndësishme të dini grupin e gjakut gjatë shtatzënisë? Cilat janë rreziqet?

Këshilla për shtatzëna 22/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e rëndësishme për femrat të din grupin e gjakut të tyre, në fillim të shtatzënisë. Për këtë, doktori juaj do t’iu marr një sasi gjaku për të bërë analizën, dhe të shoh se cilit grup i takoni, A, B, AB apo O.

Sa i përket grupit të gjakut, femrat mund të kenë faktorin Rh, e cila ndodhë kur proteinat shfaqen në sipërfaqe të gjakut. Ky grup i femrave që kanë faktorin Rh, klasifikohen si Rh pozitiv (A+, B+, AB+, dhe O+), ndërsa kategoria tjetër është Rh negativ (A-, B-, AB- dhe O-).

Grupi i gjakut dhe faktori Rh tek femra shtatzënë, dhe babai i bebes mund të ndikojnë në grupin e gjakut të bebes. Gjithashtu, do të ndikojë edhe në antitrupat që trupi i nënës krijon si përgjigjje imunitive tek të panjohurit që tentojnë të futen brenda, si bakteria, sperma, dhe madje embrioni, shkruan Stuff.co.nz, transmeton Gazeta Shneta.

Kur një nënë me Rh negativ, ka beben me Rh pozitiv, kjo quhet jopërpuethshmëri të faktorit Rh. Trupi i nënës do të trajtoj proteinat që gjenden në gjakun e bebes, duke i klasifikuar ato si të panjohura, dhe pastaj do të krijojë antitrupa për ta luftuar atë. Kjo ndodhë në momentin që dy grupet e gjakut përzihen me njëra-tjetrën ( gjaku i nënës dhe bebes ), gjë që quhet Sëmundja Rhesus.

Mund të shfaqen probleme edhe me nënat që kanë grupin e gjakut O, dhe bebja A ose B, raste në të cilat trupi i nënës krijon antitrupa për të luftuar qelizat e kuqe të gjakut të bebes, kur bëhen së bashku. Kjo quhet jopërpuethshmëria ABO.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Në shtatzëninë e parë të femrës, bebja është e mbrojtur në përgjithësi deri në lindje, për shkak se gjaku i nënës nuk mund të kaloj në placentë.

Megjithatë, mund të ndodhin disa incidente, kur gjaku i nënës dhe bebes takohen edhe para lindjes, duke u shkaktuar nga:

  • Aborti
  • Aksidenti që shkakton gjakderdhje
  • Pas amniocintezës
  • Gjatë shtatzënisë aktopike.

Trajtimi?

Për shkak se grupi i gjakut të bebes zakonisht është i panjohur gjatë shtatzënisë, të gjitha femrat që janë Rhesus negativ, duhet të marrin injeksionin anti-D, gjatë shtatzënisë për të parandaluar sëmundjen e rehsusit gjatë javës së 28 dhe 34.

Këto injeksione janë shumë efektive për të parandaluar krijimin dhe zhvillimin e antitrupave, dhe për t’i mundësuar nënës shtatzëni të suksesshme pa komplikime. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDy javë nga vdekja e pacientëve, Ismaili është zotuar për shkarkime në QKUK
Artikulli i rradhës Gjërat që babai duhet t’i bëj patjetër në ditët e para pas lindjes së bebes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.