Gjatë 9 muajve të shtatzënisë shumë veprime që më parë i bënit me sy mbyllur, në këtë periudhë ju duken gjërat më të pamundura.
E meqë jemi tek veprimet që i bënit me sy mbyllur, nuk po shkojmë më tej se kuptimi i parë i kësaj shprehje, e po qëndrojmë pikërisht tek gjumi. Nëse më përpara gjumi ju vinte sapo vendosnit kokën në jastëk, gjatë shtatzënisë shumë femra vuajnë nga pagjumësia.
Për të shmangur këtë problem duhet të dini që ana e majtë do t’ju sigurojë orë të plot dhe të qeta gjumi. American Pregnancy Association pohon se ky pozicion mundëson që fetusi të marrë vlerat ushqyese nga nëna më mirë sesa në rastet kur jo e fundit fle në anën e djathtë.
Fjetja në anën e majtë, me një jastëk midis këmbëve dhe këto të fundit të përthyera është pozicioni më i rehatshëm për gratë shtatzëna.
Shpina juaj do të qëndrojë drejtë, në mëngjes nuk do të ndjeni dhimbje kurrizi dhe ky pozicion favorizon rrjedhjen e gjakut direkt në placentë.
Ju gjithashtu do të shmangni shtypjen e mëlçisë që mund të shkaktojë siklet në mitrën tuaj.