Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse janë të rëndësishme hormonet e qumështit të gjirit?

Këshilla për shtatzëna 13/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i gjirit përmban më shumë sesa thjesht kalori dhe lëndë ushqyese. Në fakt, është e mbushur plot me përbërës të tjerë, siç janë hormonet. Këto hormone luajnë një rol në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës.

Shumë nga hormonet në qumështin e gjirit besohet se ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Por, cilat janë hormonet përbërëse të qumështit të gjirit?

Prolaktina është hormoni përgjegjës për prodhimin e qumështit të gjirit.Kolostrum, qumështi i parë i gjirit, ka sasi të larta të prolaktinës. Pas ditëve të para të ushqyerjes me gji, sasia e prolaktinës zvogëlohet shpejt. Pas kësaj, nivelet e prolaktinës në qumështin e gjirit janë pothuajse të njëjta me nivelet e prolaktinës në gjak.

Hormonet e tiroides: TSH, T3, T4

Hormonet tiroide prodhohen nga gjëndra tiroide. Ata kryejnë shumë funksione të rëndësishme dhe prekin pothuajse çdo sistem të trupit. Funksioni më i rëndësishëm i hormoneve të tiroides është të kontrollojnë se si trupi e shpërndan ushqimin dhe e kthen atë në energji.

Nivelet e tiroksinës (T4) në kolostrum fillojnë të ulëta, por ato rriten gjatë javës së parë të ushqyerjes me gji. Tiroksina mund të ndihmojë zorrët e të porsalindurit të zhvillohen dhe të piqen.2 Gjatë muajve të parë të jetës, foshnjat që ushqehen me gji kanë nivele shumë më të larta të tiroksinës në trupin e tyre sesa foshnjat që ushqehen me formula.

Kortizoli

Kortizoli quhet shpesh hormoni i stresit. Është një hormon steroid që ka shumë funksione në trupin e njeriut. Në kolostrum, kortizoli është i lartë, por nivelet ulen shpejt dhe qëndrojnë në nivele më të ulëta ndërsa ushqyerja me gji vazhdon. Studimet tregojnë se njerëzit që janë të lumtur dhe kanë një përvojë pozitive të ushqyerjes me gji kanë më pak kortizol në qumështin e tyre të gjirit.

Jo vetëm këto të tre hormone janë pjesë përbërëse të qumështit të gjirit. Qumështi i gjirit përmban një sërë hormonesh që ndikojnë në rritjen, zhvillimin, funksionin imunitar dhe sistemet e tjera trupore të foshnjës. Ndërsa funksioni i saktë i shumë prej këtyre hormoneve është ende duke u hetuar, këto hormone besohet të jenë një pjesë e rëndësishme e vlerës ushqyese të qumështit të gjirit dhe përfitimeve shëndetësore që ai ofron. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeri në këtë moshë bebi juaj nuk duhet të konsumojë kripën
Artikulli i rradhës Mjeku nga Kosova Arbër Shehu mban fjalim në universitetin James Madison

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.