Të gjitha gratë shtatzëna që vërejnë daljen e një lëngu me ngjyrë të bardhë në të verdhë nga gjinjtë e tyre mund të mendojnë se ndoshta është shumë herët për të ndodhur dicka e tillë.
Gjithçka është normale pasi ashtu si edhe pjesët e tjera të trupit edhe gjoksi ndryshon duke filluar të përgatitet për procesin e gjidhënies.
E gjithë struktura e gjinjve ndryshon, duke bërë që volumi i tyre të rritet ndjeshëm dhe areola të theksohet më tepër.
Çfarë është kulloshtra?
Është qumështi i parë që shërben për të ushqyer fëmijën, i cili është shumë i trashë dhe shumë i pasur me vitamina, proteina, minerale dhe antikorpe.
Brenda disa ditëve kulloshtra transformohet në qumështin pasardhës, i cili do të prodhohet në sasi të mëdha nëse fëmija thith sa më shumë.
Përse rrjedh gjoksi gjatë shtatzënisë?
Kjo ndodh për shkak të rritjes së volumit të gjinjve, dhe nuk ndikon në procesin e mëtejshëm të ushqyerjes me gji. Nëna mund të vërejë rrjedhje më të mëdha gjatë javëve të fundit të shtatëzanisë, në të cilat edhe gjoksi është më i fryrë.
Rrjedhje nga gjinjtë mund të ketë edhe gjatë ushqyerjes me gji, sidomos nëse nëna ka një gjoks me volum të madh, dhe kryesisht pasi fëmija ka pirë. Këshillohet përdorimi i kupave thithëse të cilat e mbrojnë gjirin edhe nga çarjet.
Sekrecionet e gjinjve në shtatzëni dhe gjatë gjidhënies
Duke filluar nga muaji i 5-të i shtatzënisë gruaja mund të fillojë të shikojë sekrecione të trasha dhe me yndyrë.
Këto sekrecione prodhohen nga gjendrat “Montogomery” në mënyrë që ta mbajnë lëkurën të butë dhe të hidratuar. /pernenat