Kur një zhurmë e papritur na befason, sytë tanë kapsëlliten edhe pa e kuptuar. Kjo ndodh në mënyrë të pavetëdijshme, pa e sinjalizuar trurin tonë për ta bërë këtë.
Ky veprim quhet “kapsëllitja reflekse”. Kjo Kapsitje ndodh shumë shpejt – në të qindëtën e sekondit – për këtë shkak nuk keni kohë të mendoni për këtë, transmeton Gazeta Shneta.
Si njerëzim, e kemi zhvilluar këtë refleks përgjatë shumë viteve sepse na ka ndihmuar të mbajmë sytë të sigurt dhe kjo na ka ndihmuar të mbijetojmë.
Sytë janë shumë të ndjeshëm, mund të dëmtohen lehtë dhe padyshim shumë të dobishëm, kështu që meritojnë një mbrojtje dhe përkujdesje të shtuar. Tingutj e zhurmshëm mund të jenë një paralajmërim se diçka mund të bie afër ose po fluturon drejt nesh. Truri ynë u thotë syve që të mbyllen shpejt, për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre nga çdo dëmtim, shkruan “The Conversation”.
Refleksi i kapsitjes së syve ndodh edhe kur një objekt i çuditshëm ose i panjohur prek pjesën e jashtme të syrit tonë, të quajtur kornea. Kjo quhet refleksi i ndezjes së kornesë.
Sytë dhe veshët tanë kalojnë mesazhe tek nervat e veçanta, të quajtura nervat shqisore, tek qelizat në pjesën e poshtme të trurit tone e deri në rrjedhën e trurit.
Edhe drita e papritur e ndritshme gjithashtu na bën të mbyllim sytë. Ky refleks është pak i ndryshëm, sepse dërgon një mesazh në korteksin cerebral, kështu që e dimë kur ndodh. Gjithashtu e bën atë pak më të ngadaltë.
Dritat e ndritshme mund të dëmtojnë qelizat speciale në pjesën e prapme të syrit, të cilat janë të rëndësishme për të parë. Ne duhet të shmangim dritat që janë shumë të ndritshme, kështu që bëni mirë nëse diellin e admironi nga largë dhe jo duke e shikuar direkt. /GazetaShneta/