Shtatëzania është eksperiencë emocionuese, por shpesh herë sjellë edhe stres dhe frikë nga gjërat e panjohura. Qoftë shtatëzania e parë apo e dytë, shumë femra kanë pyetjet e tyre. Më poshtë mund t’i gjeni disa prej pyetjeve më të shpeshta të parashtruara nga shtatëzënat.
Kur duhet t’iu tregojë të tjerëve se jam shtatëzënë?
Shumica e aborteve spontane ndodhin në 12 javët e para të shtatëzanisë, prandaj duhet të prisni derisa të kaloj kjo periodë kritike, para se të shpërndani lajmin e lumtur. Megjithatë, mund të jetë goxha e vështirë të mbani një sekret të tillë pa e bërë publik para familjes, tentoni të mbani atë vetëm për vete dhe bashkëshortin tuaj.
Çfarë ushqime duhet të shmangë?
Duhet të hani të paktën tre vakte ushqimi të balancuara mirë gjatë ditës. Sipas nutricistëve duhet të hani ushqime që janë të pastruara dhe të përgatitura mirë e mirë. Shmangni këto ushqime:
Mishin e papërpunuar, si sushi
Qumështin e pasterilizuar apo djathin
Vezët e gatuara pak
Fruta të palara.
A duhet të pi kafe gjatë shtatëzanisë?
Disa doktorë sugjerojnë të mos pini asgjë që përmbanë kafeinë gjatë shtatëzanisë, ndërsa disa të tjerë thonë se duhet vetëm ta limitoni konsumimin tuaj. Kafeina është stimuluese, e cila rrit tensionin e gjakut dhe të rrahurat e zemrës, të cilat nuk preferohen të ngjajnë gjatë shtatëzanisë. Kafeina, gjithashtu, mund të drejtoj organizmin drejt dehidrimit, prandaj nëse konsumoni pije të kafeinizuara, sigurohuni të pini sa më shumë ujë.
A mund të pi alkool?
Nuk duhet të pini asnjëherë alkool apo çfarëdo pije që përmbanë sado pak sasi të alkoolit brenda, gjatë kohës që jeni shtatëzënë. Sindromi i i quajtur Fetal Alcohol është një gjendje shumë seriozë. është e ditur se konsumimi i alkoolit e shkakton këtë gjendje shëndetësore te foshnjet, të cilën mund ta shkaktoj edhe vetëm një gotë e vetme verë një herë në javë.
Çfarë mund të marr për të ndalur kokëdhimbjen?
Acetaminophen apo Tylenoli është zakonisht i sigurt gjatë shtatëzanisë, megjithatë duhet të konsultoheni me gjinekologun tuaj fillimisht. Mund të merrni sa të doni tableta për forcim, 500 miligram secila, për çdo katër orë gjatë ditës. Konsumimi maksimum për ditë, duhet të limitohet në 4000 mg apo më pak.
Duhet ta keni parasysh se Aspirini dhe ibuprofeni nuk duhet të merret gjatë shtatëzanisë, vetëm në raste specifike të rekomanduara nga doktori juaj. Janë disa medikamente apo gjendje obstetrike të cilat kërkojnë aspirin apo agjent inflamatorë gjatë shtatëzanisë, por sërish vetëm të rekomanduara nga doktori.
A janë të sigurta larjet në vaskë?
Duhet t’i shmangni vaskat dhe saunat, sidomos gjatë trimesterit të parë. Nxehtësia e madhe mund të predispozoj beben të rrezikohet nga defektet e neuralizimit të tubave. Pastrimet me ujë të ngrohtë janë të sigurta për ju dhe beben, madje iu ndihmojnë të relaksoni dhimbjet e trupit. /Gazeta Shneta/