Gjatë shtatzënisë, ndërsa fëmija rritet dhe rëndohet, ata shtypin mbi qafën e mitrës andaj ky presion mund të bëjë që qafa e mitrës të fillojë të hapet para se fëmija të jetë gati për të lindur.
Kjo gjendje quhet qafë e mitrës e dobësuar, dhe kjo mund të çojë në një abort spontan ose lindje të parakohshme shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, një dukuri e tillë ndodh vetëm në rreth 1 në 100 shtatzëni.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Çfarë e shkakton një qafë të mitrës të dobësuar?
Një qafë e mitrës e dobësuar mund të shkaktohet nga një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme:
– Operacioni i mëparshëm në qafën e mitrës;
– Dëmtimi gjatë një lindje të vështirë;
– Qafa e mitrës ose mitra e keqformuar nga një defekt i lindjes;
– Trauma e mëparshme në qafën e mitrës nga ndërprerja ose abort spontan. /Gazeta Shneta/