Gjatë javës që shkoi, kirurgët në QKUK largojnë tumorin me lukthin në tërësi në QKUK.
Kirurgët e hoqën me sukses tumorin me gjith lukth një gruaje 55 vjeçare, përderisa asaj gastroenterologët i kishin thënë që ky operim nuk mund të kryhet në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Pavarësisht që lloji i tumorit ishte malinje dhe ishte në fazën e tretë kirurgët arritën që të largojnë tumorin nga trupi dhe lukthin në tërësi.
Ekipa që e kryen këtë operim të suksesshëm janë udhëhequr nga kirurgu Dr. Afrim Tahiri, Besim Sermaxha, Nazim Musli si dhe ekipa e anestezionit.
Pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ushqehet sipas planprogramit të kirurgut Dr. Afrim Tahiri.
Letra falënderuese e familjes Breznica:
Nana këto ditë ka pasur një ndërhyrje kirurgjikale në lukth. Ajo u diagnostifikua një muaj më parë nga tumori malinj. Ky lloj i tumorit në trupin e saj ishte në fazën e tretë. Pas të gjitha kontrollave, sipas gastroenterologëve, ishte e pamundur që operimi të bëhet në Kosovë pasiqë, sipas tyre, ne jemi vonë dhe operimi vetëm sa mund ta rrezikoj gjendjen e saj. Pas dy javëve në Klinikën Abdominale në QKUK, Dr. Afrim Tahiri, arriti ta përfundoi me sukses operimin e nanës.
Qasja profesionale e doktorit dhe motrave në këtë repart, na lehtësoi ato ditë dhe na jepte shpresë se gjithçka po shkon mirë edhe mua edhe nanës. Sado i madh që ishte rreziku, kirurgu Dr. Afrim Tahiri, arriti që të largoj tumorin dhe lukthin në tërësi, në mënyrë që nana të mund të ketë një jetë të zakonshme. Tani, ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gjithë jetën u jemi mirënjohës Dr. Afrim Tahirit dhe stafit në këtë repart./GazetaShneta/