Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagojnë Specialistët e Psikologjisë: Nuk u përfshimë fare në konkurs

Këshilla për shtatzëna 02/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi i hapur në Ministrinë e Shëndetësisë duket se ka diskriminuar Specialistët e Psikologjisë Klinike.

Të paktën kështu thonë ata në një reagim të tyre, për Klan Kosova.

Përfaqësuesi i Specialistëve të Psikologjisë Klinike, Imri Zabeli pohon se në konkursin e fundit ku Ministria e Shëndetësisë kërkonte për të punësuar vetëm mjek, nuk ishin përfshirë ata të fushës së psikologjisë.

”Ne nuk na përfshinë fare në konkursin e punësimit të specialistëve”, është shprehur Zabeli për Klan Kosova.

Tutje ai shton se kjo u bë me arsyetimin se Ministria e Shëndetësisë përfshiu në konkursin e fundit vetëm fushat deficitare derisa kuadri i Specialistit Psikolog Klinik është pikërisht kuadër që mungon në Institucionet Shëndetësore Publike.

Veç tjerash Zabeli thotë se i takojnë gjeneratës së parë të specialistëve në këtë fushë e reagimi i tyre vie pasi në KLINIKAT e SHSUK-së dhe QENDRAT E SHËNDETIT MENDOR ka mungesë të psikologëve.

”Ne jemi gjenerata e parë e specialistëve nga kjo fushë e në Institucionet Publike Shëndetësore nuk ka specialist të Psikologjisë Klinike” përfundon ai.

Ndërkohë Imri Zabeli thotë se kanë kontaktuar më Ministrinë e Shëndetësisë por që ata kanë dhënë përgjigje se ka qenë kërkesa e SHSUK për një konkurs të tillë të hapur.

Ndryshe në 80% të Klinikave dhe Qendrave të Shëndetit Mendor në vend nuk ka psikolog, njofton Klan Kosova.

Si Përfaqësues i Specialistëve të Psikologjisë Klinike, Imri Zabeli përfundon reagimin e tij duke shpresuar që në konkurset në vazhdimësi të mos  anashkalohen përsëri./Gazeta Express/

Artikulli paraprakMeshkujt të cilët martohen me femra inteligjente jetojnë më gjatë
Artikulli i rradhës U inspirua nga nëna e tij që kishte kancer në gji, ja çfarë pajisje ishte në gjendje të zbulojë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.